CES 2018/ Krijuesit e Tinder prezantojnë Ripple, aplikacionin e ri për të gjetur punë

10/01/2018 4:21 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Të kërkosh punë nuk është si të kërkosh shpirtin binjak, por të gjithë do të ishit në një mendje se të dyja gjërat janë “të ndërlikuara”. Prej disa vitesh, Tinder ua bën jetën më të thjeshtë atyre që ëndërrojnë dashurinë. Tanimë, ish – drejtuesi i saj, Ryan Ogle, është i bindur për t’u dhënë një ndihmë atyre që kërkojnë një punë stabël apo një karrierë brilante.

Ogle, së bashku me disa ish-punonjës të Tinder, ka krijuar Ripple, një aplikacion që është një alternativë e LinkedIn. Bëhet fjalë për një mekanizëm si në një lojë – dhe nëse doni e bën më dinamik – një qëllim më serioz: ndërtimi i një rrjeti profesional.
Duke kultivuar raporte profesionale, duke zbuluar “persona të rinj të rëndësishëm” dhe duke u përditësuar me aktivitetin e kontakteve tuaja – ju ndërtoni mundësi të reja profesionale. Në Ripple, ndryshe nga LinkedIn, nuk ka oferta për punë nga kompanitë.

Si funksionon

Në vetëm pak hapa ju mund të krijoni një account – identifikimi nëpërmjet një kodi që vjen nëpërmjet SMS siç ndodh me WhatsApp, zgjedhja e interesave dhe një foto. Ju mund ta plotësoni profilin tuaj me përvojat profesionale dhe nivelin e arsimit. Lokalizimi dhe algoritmet më pas bëjnë të tyren.

Ryan Ogle gjatë prezantimit të Ripple, në CES, Las Vegas

“Mendoni gjithë njerëzit që takoni çdo ditë – thotë Ogle, – mund të jenë të rëndësishëm për karrierën tuaj, edhe pse mund të mos e dini këtë gjë. Ky aplikacion i prezantuar gjatë CES, panairi i elektronikës së konsumit që zhvillohet çdo vit në Las Vegas (9-12 janar), është i disponueshëm si për sistemin operativ Android edhe atë iOS.

“LinkedIn vë në vend të parë të ardhurat – thotë Ogle – Ripple përdoruesit. Për kompani si LinkedIn është e vështirë t’i ndryshojnë gjërat, janë marka të mëdha. Kurse ne kemi menduar një aplikacion për përdorimin enkas në smartphone – për t’u dhënë përparësi njerëzve të duhur dhe për t’u dhënë vlerë përvojave: Ju e dini gjithnjë se ku jeni dhe se çfarë po bëni në Ripple”.

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz