CES 2018/ LG prezanton televizorin 65 inç, që rrotullohet si një copë letër

12/01/2018 2:31 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Një televizor 65 inç që rrotullohet si një copë e madhe letre. Ky është prototipi që u prezantua në CES 2018 në Las Vegas, i cili mendohet se do të shënojë një kthesë të rëndësishme në të ardhmen e sektorit. Disa vjet më parë, kompania koreane kishte prezantuar një panel të ngjashëm, të përthyeshëm.

Por ishte vetëm 18 inç. Ky i sotmi është një OLED, me të gjitha karakteristikat e një televizori të cilësisë më të lartë: 65 inç në diagonale dhe rezolucion 4K (3.840 x 2.160 piksel). Trashësia është ajo e një cope letre. Për momentin nuk është e qartë se çfarë mund të bëjë një përdorues i zakonshëm me një televizor të tillë, por logjika e prodhuesit është ajo që të tregojë zgjidhje të projektimit që mund t’u përshtaten të gjitha llojeve të arredimit.

Do të jenë katër seritë e TV që do dalin këtë vit (flitet edhe për një të pestë që mund të prezantohet në fund të 2018-s). Modelet e reja TV OLED do të jenë: B8, C8, E8 e W8, të gjithë do të mbështeten tek teknologjia HDR, e cila është në versione të ndryshme mes të cilave HDR10, HLG, Advanced HDR nga Technicolor dhe Dolby Vision. Modelet e serisë C8, E8 e W8 do të kenë procesor Alpha 9. Ndërsa modeli B8 do të ketë ‘procesorin e vjetër’ Alpha 7, me rezolucion Full HD.

Në nivel audio, televizorët e rinj do të mbështeten tek teknologjia Dolby Atmos. Më specifikisht, seria B8 dhe ED do të jenë 55 dhe 65 inç, ndërsa C8 do të jenë në tre modele: 55, 65 dhe 77 inç. Seria W8 do të jetë në dy modele: 65 dhe 77 inç, që do të karakterizohen nga një kornizë shumë e hollë me një soundbar të jashtëm.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz