CES, prodhuesit e makinave drejt ‘Asistentëve zanorë personalë’

09/01/2018 5:48 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Në pritje të makinës me guidë autonome, në CES (Consumer Electronics Show), panairi kryesor botëror i elektronikës së konsumit që zhvillohet çdo vit në Las Vegas (9 – 12 janar), Asistentët zanorë “personalë” dhe komunikimi nëpërmjet lëvizjeve të duarve janë kufijtë hi-tech të së ardhmes së afërt për drejtuesit e makinave.

Synimi është krijimi i një komunikimi sa më të natyrshëm dhe të thjeshtë mes mjetit dhe njeriut për të përmirësuar sigurinë dhe konfortin gjatë drejtimit. Dhe në të ardhmen, kërkesa e këtyre shërbimeve nëpërmjet asistentëve do të jetë e tillë që, sipas Institutit të Analizave IHS Markit, prodhuesit e makinave do të nxiten të zhvillojnë dhe të kujdesen për një platformë të vërtetë “asistentësh personalë” virtualë dhe në vitin 2026 do të shpërndahen rreth 38 milionë licenca.

Në këtë terren, sektori i automobilave do të hyjë në konkurrencë me gjigantë teknologjikë si Apple, Amazon dhe Google që në po të njëjtin vit do të japin rreth 163 milionë licenca.

Burimi: ANSA

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz