Në lidhje me deklaratat e përfaqësuesve të Ministrisë së Energjitikës, CEZ Shpërndarje deklaron se angazhimi kryesor i kompanisë mbetet furnizimi me energji elektrike i klientëve të rregullt. CEZ Shpërndarje po bën të gjitha përpjekjet e mundshme për t’ju përmbajtur këtij angazhimi, por bllokimi i vazhdueshëm i llogarive bankare të kompanisë nga institucionet shtetërore, përfshi ERE-n, KESH-in dhe OST-në, e ka bere pothuajse te pamundur kryerjen e çdo shpenzimi operativ për mirëmbajtjen e rrjetit dhe riparimin e defekteve. CEZ Shpërndarje prej disa muajsh e ka informuar Entin Rregullator të Energjisë dhe autoritetet përkatëse, përfshi METE-n, mbi situatën e vështirë me të cilën kompania do të përballej nëse nuk merreshin masat përkatëse per te ndryshuar aktet rregullatore me efekte shkatërruese për financat e shoqërisë dhe rrjedhimisht ne cilësinë e shërbimit te ofruar. Në letrën tonë dërguar ERE-s javën e shkuar, shoqëria njoftoi se “si rrjedhojë e situatës së vështirë ekonomike, shoqëria ka informuar se mund të mos jetë financiarisht në gjendje të parandalojë përkeqësimin e nivelit të shërbimeve që ofron, përfshi furnizimin me energji, përgjatë javëve në vazhdim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.