Iilirjan Shkëmbi, drejtori i shitjeve në CEZ Shpërndarje ka folur për mediat lidhur me zhvillimet e reja të kompanisë së shpërndarjes së energjisë, teksa ajo që nga fundi I janarit ka kaluar në administrimin e shtetit, pasi operatorit çek, CEZ Shpërndarje iu hoq licenca.
Ai ka pohuar se në faqen e re të internetit, cezshperndarje.al është rikthyer shërbimi i ri e-bill, që mundëson nxjerrjen e faturave online, do të vendoset dhe një numër ku të gjithë konsumatorët mund të ankohen për çdo shqetësim apo problem, si dritat, faturat, etj
Shkëmbi ka pohuar se ka radhë të gjata për pagesat e faturave, prandaj do shtohen pikat, ndërkohë që ka sqaruar se në janar faturimi është kryer nga CEZ Albania, pra nga çekët. ” Jemi duke përmirësuar dhënien dhe marrjen e të dhënave. Nuk mund të jap informacion për shifrat e arkëtimeve dhe humbjeve.
Ai ka shtuar se nuk kanë marrë ankesa për mbifaturime. “Përveç qendrave të kujdesit ndaj klientit, do t’i shtojmë pikat e shërbimeve dhe arkëtimeve edhe në qytete të mëdha, në Fier, Durres, etj, dhe ndërkohë po marrim masa për të rritur shërbimet”, tha Shkëmbi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Po na nxirniu faturen online se nuk dime se ku jemi faturat nuk na vijne.
Nuk del gjekundi fatura online.Eshte zhdukur
Nuk eshte rikthyer , eshte zhdukur …!
Para disa ditesh u hap faqja per ta pare faturen online..une e bera regjistrimin e ri sic kerkohej..u futa ne faqen time por faturen nuk e printova dot..formati i ri qe kane nxjerr ta shpif..plus qe kam mese nje jave qe nuk me hapet me moduli i fatures online.
E vertete
nuk e gjejme gjekundi faturen e oshe online