Tashmë që kanë kaluar edhe Krishtlindjet, pothuajse të gjitha kompanitë janë të mbyllura, njerëzit janë duke menduar se ku do t’i kalojnë pushimet e dimrit, ndërsa për një pjesë të madhe sipërmarrësish, kjo është periudha e vitit gjatë së cilës ata reflektojnë për ecurinë e 2016.
Më poshtë do të gjeni 3 këshilla në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjë çdo sipërmarrës gjatë kësaj periudhe.
Qëndroni offline
Pushimi në kuptimin e plotë të fjalës së tij është shumë i vështirë për t’u arritur sepse ne marrim informacion gjatë gjithë kohës dhe nga burime të ndryshme. Email-in, rrjetet e ndryshme sociale, telefoni, këshillohet që t’i mbani fikur gjatë kësaj periudhe, në mënyrë të tillë që ta shijoni atë në maksimum.
Por kjo gjë është shumë e lehtë të thuhet dhe shumë e vështirë për t’u realizuar, sidomos kur bëhet fjalë për sipërmarrësit të cilët duhet të jenë gjithmonë në kontakt me të rejat më të fundit.
Sillni ndër mend fillimet tuaja
Pas kalimit të shumë viteve, gjithkush e ka shumë të vështirë kujtimin e fillimeve të tij, sidomos kur bëhet fjalë për një biznes, i cili është rritur gjithnjë e më shumë.
Hapi i radhës në këtë fazë është rizbulimi i dëshirave dhe pasioneve tuaja.
Periudha e festave të fundvitit për shumë sipërmarrës mund të shërbejë edhe si një periudhë reflektimi gjatë së cilës mund t’ju vijnë në mend edhe ide të reja.
Rishikim i ecurisë përgjatë gjithë vitit
Ky është një prej ushtrimeve më të mira për cilindo sipërmarrës, qoftë ky i fundit i ri në këtë fushë apo me përvojë shumëvjeçare. Rishikimi i ecurisë që ka gjatë një viti të tërë, i pikave të tij të forta dhe të dobëta, i faktorëve që ju shkaktojnë ankth dhe stres dhe atyre që ju motivojnë, është një prej faktorëve më të rëndësishëm sepse ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ecurinë e vetë kompanisë.