Kur punonjësit e ardhshëm marrin në konsideratë një ofertë pune, ata janë me siguri duke kërkuar më shumë se vetëm pagë. Në tregun tonë të lulëzuar të punës, ata ka të ngjarë të përfitojnë vërtet më shumë ndërsa ky treg është fokusuar ti nxisë ata. Ja se cfarë duhet të bëni për këtë:
Krijoni një sistem bonusi
Nëse punonjësit besojnë se ata do të shpërblehen për punën e tyre të mirë, ata ka të ngjarë të kenë më shumë gjasa të përmirësuojnë performancën e tyre.
Siguroni ushqim dhe pije
Ideja se rruga për në zemrën e një personi është përmes stomakut të tij mund të rezonojë gjithashtu në vendin e punës. Sigurimi i ushqimeve dhe pijeve për zyrën tuaj mund të ndihmojë të nxisë kulturën e zyrës si dhe të mbajë ‘karikuar’ punonjësit për një ditë pune produktive.
Promovoni balancën punë-jetë
Balanca pozitive punë-jetë mund të ndihmojë të nxisë produktivitet më të lartë në zyrë. Konsideroni të siguroni orar fleksibil dhe mundësitë e punës në distancë. Inkurajoni punonjësit tuaj të shpenzojnë kohë për pushime dhe të shtojnë numrin e ditëve pushim në bazë të kohës që kanë shpenzuar për të punuar në kompani.
Tregohuni krijues me përfitimet
Bonuset, koha e lirë dhe vaktet mund të jenë një nga mënyrat më popullore për të nxitur gjallërimin e punonjësve, por ju duhet ende të mendoni përtej. Konsideroni nevojat e veçanta të kulturës zyrës tuaj që mund të përmirësohen. Ndoshta nisni aplikimin e dhomave të pushimit, anëtarësimet në palestër apo edhe shërbime të kujdesit ditor.
Dhe së fundi, thjesht duke ‘falenderuar’ dhe duke i treguar punonjësve tuaj se jeni mirënjohës mund të jetë një veprim shumë efektiv.