Hyrje
Një CV e mirë ju shet te një punëdhënës dhe ju siguron një intervistë.
Përdorni fjali pozitive për veten.
Përdorni një kompjuter për të prodhuar CV-në tuaj.
Përdorni seksionin e ‘titujve’ për të lehtësuar gjetjen e informacionit.
Zgjidhni informacion që ju paraqet në mënyrën më të mirë.
Ndryshoni rendin e informacionit në avantazhin tuaj.
Përdorni ‘bullet points’ dhe krijoni fjali të shkurtra.
Kontrolloni drejtshkrimin dhe gramatikën tuaj.
Azhurnoni CV tuaj në momentin e dorëzimit.
Mundohuni që CV-ja të ndërtohet brenda një formati të rregullt A4 dhe printojeni në letër me cilësi të mirë (vetëm në një anë).
Një CV e mirë është ajo që ju siguron intervistën! Ajo duhet të ketë lidhje me punën për të cilën aplikoni, ose organizatën së cilës po ia dërgoni.
Një CV e mirë duhet të përmbajë informacione pozitive, të zgjedhura rreth aftësive, kualifikimeve dhe përvojës suaj. Ajo duhet të ngjallë interesin e personit që po e lexon për të ditur edhe më shumë rreth jush.
CV juaj duhet të paraqitet mirë dhe të jetë e lehtë për t’u lexuar; lexuesi duhet të jetë në gjendje të gjejë të gjitha informacionet për të cilat ka nevojë, pa kërkuar nëpër dokument. Përdorimi i seksionit të titujve e bën më të lehtë një gjë të tillë.
Ajo duhet të jetë gjithmonë e azhurnuar së fundmi dhe e saktë. Mos tregoni të vërtetën, ose shpalosni çdo gjë në CV të cilën nuk mund ta mbështesni me prova.
Përdorni kohën e shkuar kur tregoni rreth përvojës së mëparshme, dhe përpiquni të mos përdorni “unë”. Për shembull, shkruani “Pesë punonjës të mbikëqyrur” në vend të “unë mbikëqyrja pesë punonjës”.
Mos përdorni fjali ose paragrafë të gjatë. Përpiquni të përdorni ‘bullet points’ kur listoni gjëra të tilla si aftësitë dhe arritjet. Shfaqeni informacionin tuaj në kolona, tabela apo rreshta.
Ju mund të përdorni ‘Bold’ për të theksuar disa pika kyçe, por mos nënvizoni titujt ose tekstin.
Ju duhet të kontrolloni gjithmonë se çfarë keni shkruar, dhe pastaj kontrollojeni sërish. Kontrolloni drejtshkrimin dhe gramatikën tuaj (përdorni ‘spellchecker’ dhe një fjalor). Përdorni IT, por mos u bëni rob i saj.
Kujdes gërmëzimin dhe fjalët amerikane që tingëllojë të njëjta, por që shkruhen ndryshe.
Pasi ta keni kontrolluar, kërkoni që një mik apo i afërm ta kontrollojë sërish atë. Provoni të lexoni me zë të lartë në mënyrë që të siguroheni se gjithcka ka kuptim. Gabime të pakujdesshme në CV-në tuaj zakonisht do të rezultojnë në refuzim.
Personi që lexon CV-në tuaj do të shpenzojë një kohë fare të shkurtër mbi të. Pra, ajo duhet të jetë sa më e shkurtër që të mundeni, pa shmangur ndonjë informacion të rëndësishëm. Mos shpërdoroni hapësirë të vlefshme me fjalë të panevojshme (sikundër vendosja e Curriculum Vitae në krye – është e qartë se kjo është një CV!).
“Ndërtoni” një CV profesionale; mos provoni qasje me humor.
Udhëzimet sugjerojnë se gjatësia ideale është jo më shumë se dy fletë formati A4, ose ekuivalente. Kjo do të varet nga përvoja juaj dhe puna për të cilën po aplikoni.
Me përjashtim të rastit kur aplikoni për punë si dizenjatorë grafikë apo punë të ngjashme, mos u tundoni të përdorni fonte, ngjyra, skica, titujt apo viza dekorative. Dhe nuk është e nevojshme të bashkë ngjisni një fotografi, përveçse nëse po aplikoni për modelim, ose në rast se është kërkesë e punëdhënësit.
Nëse CV tuaj do t’ia dërgoni punëdhënësit me anë postës elektronike, së pari dërgojani vetes, në mënyrë që të siguroheni se është në formatin e duhur, kur hapet si shtojcë.
Agjencitë e rekrutimit ‘online’ zakonisht ju lejojnë të bashkëngjitni CV tuaj në faqen e tyre të regjistrimit.
Printimi i CV-së suaj
Ju mund t’ju duhet të dërgoni një kopje në letër të CV-së tuaj në postë , ose ju mund të keni nevojë për kopje në mënyrë që ta dorëzoni dorazi në agjencitë e rekrutimit, për shembull.
Mos e printoni CV tuaj nga dy anë; shtypni çdo fletë në një letër të veçantë.
Kërkimet kanë treguar se çdo gjë në anën e pasme të fletës mund të humbasë.
Zgjidhni letrën me cilësinë më të mirë që të mundeni dhe mos e palosni CV-në tuaj. Letër e bardhë ose krem me shkrim të zi duket të jetë zgjedhja e preferuar për punëdhënësit.
Printoni gjithmonë një kopje të re të CV tuaj çdo herë; mos e fotokopjoni atë.
Përndryshe, do të duket sikur keni përdorur një CV standarde dhe nuk i keni kushtuar vëmendjen e duhur këtij vendi të lirë pune ose punëdhënësit përkatës.
Kjo nuk do t’ju ndihmojë ta vendosni CV tuaj të përfunduar brenda një dosjeje – kjo do ta bënte më të vështirë për personin që e lexon ta ruajë atë brenda grumbullit të CV të tjera. Thjesht lidhni dy fletët së bashku dhe vendosni fletën e hyrjes në krye.