Menaxherët e punësimit janë individët që në një kompani ‘ekzaminojnë’ aplikantët për punë. Ata mund të punojnë në departamentin e Burimeve Njerëzore të kompanisë ose mund të përfaqësojnë menaxherin të cilit ju do i raportoni nëse do punësoheni. Menaxherët e punësimiy shpesh punojnë me rekrutuesit për të gjetur kandidatët më cilësor për vendet vakante të punës.
Shumica e kompanive presin që një menaxher i mirë punësimi të:
•bëj shumë pyetje në kompani rreth kandidatit ideal, kërkesat e punës dhe nevojat e kompanisë. Rezultati duhet të jetë një përshkrim i saktë, i hollësishëm pune dhe njoftim pune.
•të njohë shpejt nëse punonjësi ka nevojë të fillojë kërkimin aktual të punonjësit.
•të jetë i familjarizuar me teknologjinë në internet dhe përdorimin e saj në gjetjen e kandidatëve.
•të eleminojë kandidatët e papërshtatshëm dhe të paraqesë kandidatët më të mirë për pozitën.
• të sigurojë që kandidatët e zgjedhur të kenë informacionin për të cilin kanë nevojë në mënyrë që të marrin një vendim nëse e duan punën në qoftë se ajo i ofrohet.
Duke qënë se njoftimet e punës nga menaxherët e punësimit listojnë atë cka puna dhe kompania kërkojnë më së shumti me ngulm, ju duhet të siguroheni se I keni përmendur aftësitë, edukimin dhe arritjet tuaja që përmbushin këto nevoja. Kompanitë lëvizin shpejt dhe ju duhet të bëni po kështu.
Duke qënë se menaxherët e punësimit bëjnë kërkime në internet, ju duhet të keni një prezencë të tillë. Kur ju takoheni me një menaxher punësimi, duhet të ndiheni të lirë të bëi pyetje në lidhje me punën në mënyrë që ju të mund të përcaktoni saktë përshtatjen dhe interesin tuaj. Por së pari ju duhet të hulumtoni kompaninë në mënyrë që të bëni pyetje inteligjente.
Por më e rëndësishmja është, uke qënë se menaxherët e punësimit eleminojnë kandidatët e papërshtatshëm, ju duhet të siguroheni që CV-ja juaj të tregojë se sa përshtatje e mirë jeni për punën dhe kompaninë.