Çfarë i ndodh trupit tuaj kur bëni një punë që s’ju pëlqen

10/04/2019 3:00 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Punë toksike = jetë toksike, si mund t’i luftoni efektet anësore

 

Të ngrejë dorën kush nuk ka pasur ditë të këqija në punë, mes pengesave, problemeve dhe keqkuptimeve me kolegët. U ndodh të gjithëve dhe ndodh shpesh edhe kur bëjmë punën e ëndrrave.

Por, nëse një ditë e rastësishme e shëmtuar pune shndërrohet në një ditë të zakonshme – pra me stres dhe e pambarimtë – bëni kujdes, ju jeni duke shkatërruar shëndetin tuaj.

HuffPost citon një kërkim të Jeffrey Pfeffer, profesor i sjelljes organizative në Stanford, i cili gjeti se menaxhimi i keq i punës në kompanitë amerikane përfaqëson deri në 8% të shpenzimeve shëndetësore vjetore. Por kjo nuk është e gjitha – kjo është shoqëruar edhe me 120 mijë të vdekur në vit. Në Itali, një studim i kryer në vitin 2018 nga Eurispes, gjeti se stresi në zyrë godet 41% të punonjësve italianë. Kjo shifër është shumë më e lartë se në Britaninë e Madhe e Gjermani (27%), Francë (24%) dhe Spanjë (22%). Cilët janë shkaktarët e stresit të madh në vendin e punës. Mbi të gjitha, është mërzitja nga rutina dhe rëndesa e mbingarkesës.

Ndonjëherë, as që e kuptojmë, por trupi ynë na dërgon sinjale të qarta, të cilat nuk duhet t’i injorojmë…

 

Simptomat e një pune që nuk na pëlqen

Kjo është ajo që i ndodh trupit tonë kur bëjmë një punë që nuk na pëlqen – sipas ekspertëve (dhe na vë nën presion).

Probleme me gjumin

Netët pa gjumë janë një sinjal i qartë: mendja vrapon shumë, nuk është në gjendje të ngadalësojë apo të ndalet dhe gjatë natës e gjejmë veten duke menduar atë çfarë duhet të bëjmë, por nuk e kemi bërë ende.
Monique Reynolds, eksperte e Center for Anxiety and Behavior Change in Maryland thotë: “Shpesh, gjëja e parë që dëgjojmë të flitet është pikërisht për net pa gjumë. Disa net pa gjumë nuk do të thotë asgjë, por nëse problemi bëhet konstant, ka ardhur momenti që të ndaleni dhe të reflektoni.

Përkeqëson shëndetin tonë mendor

Nëse vuani nga probleme që lidhen me shëndetin mendor, nga ankthi te depresioni, duke kaluar në një spektër më të gjerë shqetësimesh, rritja e stresit në vendin e punës do ta përkeqësojë situatën deri në “kapërcimin e pragut klinik” – shpjegon Reynolds. Një analizë e vitit 2012 e 279 studimeve i lidhi perceptimet e padrejta në punë me problemet e shëndetit të punonjësve si depresioni dhe ushqimin e tepërt.

Kjo konfirmohet edhe nga Kevin Kelloway – kërkues i psikologjisë në St. Mary’s University se trajtimi i padrejtë në punë mund të jetë vërtet i rrezikshëm pasi “vë në diskutim dinjitetin e punonjësit si person, duke i thënë atij se nuk meriton një kompensim të drejtë apo të merret në konsideratë si të tjerët”.

Shtohen dhimbjet e kokës

Sa më shumë të ndihemi në presion, aq më shumë muskujt kanë tendencën të kontraktohen për të mbrojtur trupin tonë. Kur e jetojmë vendin e punës si një zonë të rrezikshme, muskujt shndërrohen në mburojën tonë, dhe sipas American Psychological Association, tensioni kronik i kokës, shpatullave dhe qafës shndërrohet lehtësisht në dhembje koke e migrenë. Ju duhet ta dëgjoni si dhimbjen fizike po aq sa atë psikologjike.

Ju dhembin edhe muskujt

S’është e nevojshme të merrni pjesë në një garë vrapi, që t’ju dhembin gjithë muskujt. Mjafton t’i kaloni ditët tuaja në një vend pune që gjeneron stres. Edhe këtu vlen i njëjti diskutim: sa më shumë të jemi nën presion, trupi ynë percepton një kërcënim për të luftuar dhe truri ynë prodhon adrenalinë dhe hormone të tjera të stresit.

Sëmuremi më shpesh

Një grip, pastaj një tjetër, e një tjetër, ndoshta edhe katër raste të tilla në një periudhë të shkurtër. A ju duket normale? Nuk është!
Kërkime të shumta nga Departamenti i Psikiatrisë në University Sains Malaysia kanë gjetur se stresi kronik komprometon sistemin imunutar. Ne bëhemi më të dobët ndaj viruseve.

Stomaku dhe zorrët, “rebelohen”

Aciditeti në stomak, problemet me tretjen, ënjtjet mund të jenë simptoma shumë të qarta të stresit, pasi ky armik i padukshëm është në gjendje të ndikojë edhe te sistemi i tretjes dhe bakteret në zorrë, të cilët, ndikojnë në humorin tonë. Po ashtu, ndryshon edhe oreksi – stomaku është shumë i lidhur me trurin. Kjo mund të ndikojë edhe në procesin e tretjes; ndonjëherë kortizoli, hormoni i stresit i prodhuar nga gjëndrat e veshkave, mund të rrisë ndjesinë e urisë.

Një lodhje e pambarimtë

E më shumë se lodhje, është një ndjenjë e lodhjes kaq e madhe sa depërton deri në kocka dhe nuk mund të mposhtet as me një sy gjumë e as me një fundjavë të tërë gjumi.

Lamtumirë seks!

American Psychological Association ka dëshmi se problemet në punë (por edhe ato personale dhe financiare) reduktojnë dëshirën për marrëdhënie seksuale.

 

Si të shmangni stresin e punës që ju shkatërron

Bëni një pushim

Këshilla praktike? Meditoni, bëni ushtrime fizike, dilni me miqtë, kaloni një fundjavë jashtë qyteti…

Ndryshoni të mënyrën e të menduarit

Një nga parimet e terapisë së sjelljes njohëse është se ne mendojmë se mund të ndryshojmë mënyrën se si ndihemi.
Siç shpjegon Reynolds: “Nuk është gjithnjë e mundur të ndryshoni punë, por mund të përqendrohemi te detajet që mund të kontrollojmë”.

Ndryshoni punë

Kjo është gjëja e fundit… kur situata ka dalë jashtë kontrollit, nuk ka alternativë tjetër.

Burimi: Elle

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of