Shpërqendrimet më të mëdha në punë nuk lidhen vetëm me vendin se ku punoni, por edhe me bashkëpunëtorët tuaj.
Sipas një sondazhi të kryer nga Udemy and Toluna, 80 për qind e personave deklaron se ata shpërqendrohen në punën e tyre nga kolegët të cilët flasin shumë.
Ky është shkaku numër një i shpërqendrimit në punë. Zhurma në zyrë është shkaktari i dytë, me shtatë persona në dhjetë që thonë se zhurma është një ndër problemet kryesore në fluksin e tyre të përditshëm të punës. Në fund të listës, por gjithsesi ende një problem, ishin rrjetet sociale.
Gjysma e personave të intervistuar mendonin që përdorimi i rrjeteve personale sociale ishte një shqetësim për ta në punë.
Raporti tregoi se zvogëlimi i shpërqendrimeve në vendin e punës rrit produktivitetin, motivimin, besimin dhe lumturinë e përgjithshme të punonjësve.
Ndërkohë që sot, ambientet e hapura janë bërë si modë në vendet e punës, studime të reja kanë vënë në dyshim se sa efikasë janë në nxitjen e bashkëpunimit, ndërkohë që shumë njerëz ankohen për shpërqendrime të shumta gjatë kryerjes së punës.
Raporti i plotë: https://research.udemy.com/wp-content/uploads/2018/03/FINAL-Udemy_2018_Workplace_Distraction_Report.pdf
Burimi: World Economic Forum (në bashkëpunim me Statista https://www.statista.com/chart/17356/work-distractions/)