Është vështirë të masësh kënaqësinë në punë. Kompanitë teorikisht shqetësohen në lidhje me këtë gjë, teksa të punësuarit e pakënaqur priren të jenë më pak produktiv.
Një tregues i angazhimit të punëdhënësit për të pasur punonjës të kënaqur është sigurimi i cilësisë dhe disponueshmërisë së programeve të zhvillimit të punonjësve. Për shembull, a ofron punëdhënësi juaj trajnim në punë, që nënkupton seminare apo praktika të tjera gjatë ditës së punës? A ofron kompania kompensim për programet arsimore jashtë pune që ju ndihmojnë të rrisni aftësitë dhe vlerat tuaja profesionale?
Sipas një sondazhi nga CareerBuilder ‘32% e bizneseve humbën punonjësit më të talentuar në vitin 2012 dhe 39% besojnë se do të humbasin performuesit më të mirë në vitin 2013. Anketimi gjeti gjithashtu se 25% e punonjësve presin të ndryshojnë punë në vitin 2013 ose 2014. ‘
Atëherë pra, çfarë do ju bënte një punonjës të kënaqur?
Ekspertët sugjerojnë se kjo fillon me të ndjerit i vlerësuar nga punëdhënësit aktual dhe duke vënë re potencialin për rritje të karrierës dhe përparimin brenda kompanisë.
Vetëvrasje e karrierës. Nëse nuk mund të ‘ngjisni shkallët’ aty ku jeni, por qëndroni në atë vend pune sepse ndjeheni i ‘mbërthyer’ ose jeni mësuar me atë punë dhe ju duket më e rehatshme se sa të ndërmerrni vendim për të ndryshuar, ka shumë gjasa që në fund të pendoheni. Lehtësia e ‘promovimit’ tuaj ndaj punëdhënësit potencialë mund të zvogëlohet me kalimin e kohës në qoftë se nuk do të jeni në gjendje të argumentoni me urtësi se pse keni qëndruar në atë pozicion për një kohë kaq të gjatë.
Thënë kjo, kur ka qënë hera e fundit që keni analizuar me kujdes nivelin e kënaqësisë në pozicionin tuaj aktual? Kjo nuk ka rëndësi vetëm nëse keni qenë shumë i zënë për ti kushtuar vëmendje ose e keni injoruar situatën në mënyrë jo të ndërgjegjshme. Sido që të jetë, ekspertët inkurajojnë që të vlerësoni me kujdes nëse jeni apo jo një punonjës i kënaqur dhe, nëse jo, çfarë duhet të bëni që të jeni një i tillë në këtë pozicion pune apo diku tjetër. Ndoshta ka ardhur koha të shpalosni aftësitë tuaja të punë-kërkimit