Çfarë mendojnë vërtet punonjësit? Ja si ta zbuloni!

31/07/2017 5:36 PM 0 komente
Studimi - cfare mendojne punonjesit

Keni nevojë të kuptoni se çfarë mendojnë vërtet punonjësit? Shumë drejtues besojnë se mënyra e vetme për të vlerësuar mendimet e punonjësve është që të ndërmarrin një studim, shpesh i cilësuar si “sondazhi i qëndrimit të punonjësve” apo “studimi i angazhimit të punonjësve”.

Edhe pse studimet mund të jenë të çmuara, ka një metodë më të shpejtë, më të thjeshtë dhe shpesh më efektive për të kuptuar se çfarë mendojnë punonjësit për një çështje të caktuar dhe se çfarë mendojnë rreth kompanisë në përgjithësi.

Zgjidhja e shpejtë? Fokus-grupe të punonjësve. Ju ndoshta mund të jeni familjarë me idenë e fokus-grupeve në kërkimet e konsumatorëve, por ju ndoshta nuk e kuptoni se si kjo metodë kërkimi cilësore mund të luajë një rol edhe brenda kompanisë.

Në pamje të parë, një fokus-grup nuk duket aq i ndryshëm nga një takim. Por pas një bisede në dukje spontane qëndron më shumë se 80 vjet kërkimi shkencor se si të motivoni punonjësit dhe për të ndarë perspektivat e tyre.

Kjo metodë mund t’ju ndihmojë kur ju doni të dini se:

-Pse punonjësit sillen në një mënyrë të caktuar (si për shembull të thyejnë procedurat e sigurisë)
-Çfarë idesh mund të kenë ata për zgjidhjen e një problemi ose për të hartuar një program të suksesshëm.
-Kur komunikimi ka qenë i suksesshëm, por ju doni të kuptoni se çfarë doni të bëni më vonë.
-Si ndihen punonjësit mbi një çështje të caktuar, si strategjia, qëllimi, vlerat, apo nisma për të ndryshuar.

Dhe, edhe nëse ju bëni një sondazh, ju shpesh do të pyesni veten se çfarë fshihet pas shifrave. Në këtë mënyrë, një fokus-grup mund t’ju ndihmojë të zgjidhni misterin se pse punonjësit u janë përgjigjur ashtu pyetjeve.

Pse punonjësit kërkojnë vlerësim? Përgjigjja është e thjeshtë: Sa më shumë të dini, aq më shumë ju mund të zgjidhje mbi nevojat e punonjësve, Dhe kjo ndihmon të përmbushni objektivat tuaja.

Po ashtu, kjo mënyrë kërkimi cilësore (duke përdorur bisedime për të kuptuar pse dhe si) është ideale për kërkimin e punonjësve.

Punonjësit janë të mësuar të punojnë së bashku: mblidhen në mbledhje, punojnë në grup, grumbullohen në një grup për të zgjidhur një problem etj. Në këtë mënyrë ata janë komodë me ndërveprimin e përvojës në grup.

Por krijimi i fokus-grupeve të vlefshme nuk është kaq i thjeshtë sa t’u kërkosh njerëzve që njihni që të mblidhen në një sallë konferencash dhe t’u përgjigjen tre apo katër pyetjeve të rastësishme. Që kërkimi juaj të jetë i vlefshëm, është e nevojshme që ju të grumbulloni grupe përfaqësuese dhe objektive. Përgatituni se si do ta drejtoni diskutimin. Po ashtu është e nevojshme të keni një ekspert moderator që të mund të nxisë pjesëmarrjen dhe sinqeritetin në diskutim.

 

* Alison Davis, themeluese dhe CEO i Davis & Company
Burimi: INC

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz