Ëndrrat kanë qënë gjithmonë një fushë e lakmuar për shpjegim nga shumë njerëz të shkencës por edhe shumë persona të thjeshtë që I lidhin ato me ndoshitë e mëpasshmë. Në fakt t’ju duket e pabesueshme kur të zbuloni se faktorë duke fillujar që nga aromat te tingujt, nga lënia e duhanit dhe filmat e frikshëm, dhe që në pamje të parë nuk janë të rëndësishëm ndikojnë në ëndrrat tona për mirë ose për keq.
Aromat: Një studim zbuloi se nuhatja e luleve në një pikë të ciklit të gjumit shkaktonte më shumë ëndrra pozitive, ndërsa një aromë jo e këndshme sillte ëndrra negative.
Tingujt : Ka një hapësirë të ngushtë në trurin tuaj gjatë gjumit që lejon futjen e tingujve dhe mjafton që tingujt të jenë mjaftueshëm të ulët sa për të mos ju zgjuar, po të lartë aq sa të mund t’i dëgjoni.
Lënia e duhanit: Një studim zbuloi se 63 për qind e duhanpirësve ende ëndërronin rreth duhanpirjes edhe pse e kishin lënë cigaren një vit më parë. Nikotina ndikon në aktivitetin e trurit tuaj në atë mënyrë që ëndërroni për vendimin tuaj për ta lënë duhanin.
Fjetja i/e uritur: Sheqeri i ulët në gjak mund t’ju pengojë disi gjumin e thellë, që do të thotë se keni më shumë gjasa t’i mbani mend ëndrrat. Nuk është çudi që në këto ëndrra të shihni ushqim.
Filmat e frikshëm: Filmat e frikshëm ju shkaktojnë makthe. Por e vërteta është se ndjekja e këtyre filmave duhet të jetë e fundit gjë që bëni përpara gjumit. Gjithçka që bëni në çastet e fundit përpara se të flini do t’ju ndikojë tek ëndrrat. Krijoni një mjedis komod rreth vetes përpara se të flini.
Shtatzënia dhe periudha pas lindjes: Shihni ëndrra sikur i vogli juaj ka humbur dhe ju po e kërkoni me ngulm? Është shumë e zakonshme që të shihni ëndrra të tilla gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, kjo për shkak të përzierjes së emocioneve, mungesës së gjumit dhe hormoneve.