Në rast se Greqia nuk do të jetë në gjendje që të bjerë dakord për një paketë shpëtuese me kreditorët e saj ndërkombëtarë, opsionet janë tepër të kufizuara: ajo në mënyrë urgjente do të ketë nevojë të shpëtojë bankat, por nuk do të ketë fonde për ta bërë këtë. Nevoja për të rihapur dyert mund që në mënyrë të pashmangshme të shkaktojë Grexit — daljen e Greqisë nga euro…
Rruga e Greqisë drejt shpëtimit kalon përmes bankave të saj. Sistemi i saj financiar është në prag të kolapsit, mbylljes së mjaft bizneseve dhe racionalizimit të tërheqjeve ditore në 60 euro, shkruan FT. Kur ajo do të duhet të rihapë dyert e huadhënësve të saj do të shihet nëse Greqia do të mbesë në eurozonë.
Për të lehtësuar kontrollet e kapitalit dhe për tu kthyer në biznesin normal, bankat kanë nevojë për financim të besueshëm. Për Greqinë, kjo varet nga marrëveshja shpëtuese e eurozonës, që mund të përfshijë një rikapitalizim për të shëruar plagët e një largimi të depozitave prej 6 muajsh. Një votë Po në referendumin e të dielës do të përmirësojë perspektivën e shpëtimit.
Por, bankat ende duhet të gjejnë një rrugë për të mbijetuar, përmes urave krijuese të financimit, në javët apo muajt që do të duhet për të përfunduar marrëveshja. Analistët thonë se pasiguria politike dhe ekonomia e dobët nënkuptojnë që kontrollet e kapitalit do të vazhdojnë të qëndrojnë. Zyrtarë të eurozonës kanë frikë se disa banka nuk do ia dalin.
Në rast se Greqia nuk do të jetë në gjendje që të bjerë dakord për një paketë shpëtuese me kreditorët e saj ndërkombëtarë, opsionet janë tepër të kufizuara: ajo në mënyrë urgjente do të ketë nevojë të shpëtojë bankat, por nuk do të ketë fonde për ta bërë këtë. Nevoja për të rihapur dyert mund që në mënyrë të pashmangshme të shkaktojë Grexit — daljen e Greqisë nga euro.
Sistemit bankar grek është në një letragji të detyruar. Bankat kanë mbijetuar që nga shkurti përmes linjës jetësore të likuiditetit, prej 89 miliardë eurosh. Një vendim në fundjavë për t’i vënë kufi kësaj mbështetjeje nxiti një pushim të gjatë të bankave dhe vendosjen e kontrolleve të kapitalit për të ndërprerë fluturimin e depozitave.
Një tjetër test do të jetë të martën, kur Greqia pritet të mos paguajë këstin prej 1.6 miliardë euro ndaj FMN-së, në të njëjtën kohë që marrëveshja shpëtuese e eurozonës skadon. ECB — e cila është si mbikëqyrëse e bankave ashtu dhe huadhënës i mbështetjes së fundit për bankat— do të duhet të vendosë nëse do të kërkojë më shumë kolateral në këmbim të huave emergjente.
Një votë Jo do të ishte e tmerrshme për bankat e Greqisë. ECB mund të pritet të tërheqë fondin e emergjencës (ELA) tërësisht, sipas zyrtarëve që janë të përfshirë me planin e Grexit. “Një votë ‘jo’ mund të çojë drejt një Grexit të mundshëm,” thotë Ronit Ghose në Citi. “Në këtë proces, rreziku që bankat të shtetëzohen është i hapur”.
Huadhënësit grekë do të ishin pa aftësi paguese ose do të konsideroheshin të paqëndrueshëm nga mbikëqyrësit. Pa huatë e emergjencës ose pa fonde të jashtme për t’I shpëtuar ato, Greqia nuk do të kishte shumë opsione veçse të krijonte monedhën e vet dhe të financonte bankat duke printuar para. Në këtë skenar, vetëm Grexit do të mundësonte realisht që bankat të rihapeshin.
Depozituesve të siguruar ka të ngjarë t’u ofroheshin obligacione, ose do të shihnin sigurimet e tyre të konvertuara në dhrahmi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.