Kërkesa për për rritje page është vërtet art dhe shkencë. Ka shumë taktika për të arritur rritjen mesatare të pagës që dëshironi. Megjithatë, ekspertët ngulmojnë fuqishëm t’ju rikujtojnë ato cfarë nuk duhet të bëni në asnjë mënyrë ndërsa po konsideroni një lëvizje të tillë.
(1) Mos citoni se punoni fort dhe nuk zotëroni një listë arritjesh. Mos prisni që shefin ose menaxhmenti ekzekutiv të mbajë shënime mbi atë që keni bërë për ta.
(2) Prisni rritje sepse meritoni . Askush nuk do e rrisi pagën tuaj, vetëm sepse ju mendoni se e meritoni sepse keni një kohë të gjatë që punoni në atë kompani.
(3) Paraqiteni i papërgatitur me të dhëna. Përpara se të kërkoni rritje, tregoni se keni hulumtuar faqet e pagave dhe keni bërë disa hetime për të parë nëse jeni paguar më pak, në apo mbi vlerën e tregut për aftësitë dhe ekspertizën tuaj.
(4) Kuotoni drejtësi dhe kujtoni atyre se ‘Joe’ në kontabilitet fiton shumë se ju, dhe ju keni punuar më gjatë se ai atje. Mos kërkoni rritje për shkak se keni dëgjuar një tjetër koleg që ka përftuar një rritje page. Në fakt, kjo shpesh ka të mngjarë tju përfshijë në listën ‘eshëmtuar’: ‘Mos ia rrisni rrogën ati..’.
(5) Mos pyesni ‘me bisht ndër shalë’. Nuk ka asgjë më të shëmtuar se mungesa e besimit. Punëshënësit dëshirojnë të dinë se po ofrojnë rritje për ‘lojtarët më të mirë’ Brenda organizatës. Ky është një diskutim biznesi sic do tjetër… ndajbtrajtojeni si të tillë.
(6) Mos kërcënoni për largim nga puna. Edhe në qoftë se jeni gati për tu larguar këtë minutë, kjo nuk është një taktikë efektive. Askush nuk dëshiron të jetë peng i tjetërkujt.