Çfarë po ndodh me zbatimin e kodit +383?

07/06/2018 9:46 AM 0 komente

Kosova është vonuar me zbatimin e kodit të saj telefonik +383. Shtyrja e zbatimit të këtij kodi deri më 31 tetor të këtij viti nuk do të ketë ndonjë pasojë, thonë përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Por, çdo vonesë eventuale pas muajit tetor, sipas paralajmërimeve, operatorëve të telefonisë Vala dhe Ipko do t’u kushtojë edhe me ndëshkime.

Zbatimi i plotë i kodit telefonik +383 ka qenë e paraparë të nisë më 30 qershor, por vendimi për shtyrje është marrë pas kërkesave të operatorëve të telefonisë mobile dhe fikse që veprojnë në tregun e Kosovës: Vala dhe Ipko.

Kreshnik Gashi, kryetar i Bordit të ARKEP-it tha për Radion Evropa e Lirë se Autoriteti Rregullativ i ka përfunduar të gjitha obligimet rregullative ligjore dhe se presin vetëm zbatimin teknik të operatorëve.

Nuk ka ndonjë pasojë ligjore në lidhje me obligimet ndërkombëtare që ka Kosova, por është moskryerja ende me kohë e procesit të rrumbullakimit të identitetit shtetëror në fushën e telekomunikimeve dhe kjo ka ndodhur si rezultat i vetë kërkesës së operatorëve

Sipas tij, një shtyrje disa mujore nuk krijon problem të mëdha, pasi që zbatimi i kodit për Kosovën bëhet një herë e përgjithmonë.

“Nuk ka ndonjë pasojë ligjore në lidhje me obligimet ndërkombëtare që ka Kosova, por është moskryerja ende me kohë e procesit të rrumbullakimit të identitetit shtetëror në fushën e telekomunikimeve dhe kjo ka ndodhur si rezultat i vetë kërkesës së operatorëve. Në një proces shumë kompleks që duhet të bëhen ndryshimet edhe të operatorëve tonë edhe të operatorëve në gjithë botën një shtyrje disa mujore, siç ka ndodhur tani, nuk është se krijon probleme të mëdha”, thotë Gashi.

Zbatimin e plotë të kodit +383, Telekomi i Kosovës, sipas ARKEP nuk kishte arritur ta zbatojë në afatin e paraparë për shkak të krizës financiare.

Telekomi i Kosovës dikur kompania më profitabile në vend, aktualisht po përballet me krizë financiare. Javë më parë anëtarët e Bordit të Telekomit kishin njoftuar kabinetin qeveritar të Kosovës se borxhi i akumuluar i Telekomit të Kosovës ka arritur në 60 milionë euro.

Sidoqoftë, përfaqësues të Telekomit të Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se si operator mobil kanë kërkuar nga ARKEP një shtyrje të afatit me qellim të kalimit sa me cilësor në kodin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz