Ushqimi është një faktor tepër i rëndësishëm, që na ndihmon të qëndrojmë në humor dhe me fuqi edhe gjatë ditëve të ngarkuara dhe është pikërisht kjo arsyeja se pse e para gjë që duhet të bëjmë sapo të zgjoheni është, hidratimi. Duke qenë se 75 % e trupit tonë është i përbërë nga uji, ne na duhet ta furnizojmë organizmin me lëngje dhe për këtë ekspertët rekomandojnë 4 gota uji sapo të hapimsytë.
Në vijim ata rekomandojnë të konsumojmë ushqime me protein të cilat ndihmojnë të merrim fuqi si dhe për një memorie më të mirë. I pari ushqim që sugjerohet është veza.
Për të përballuar një ditë të tillë këshillohet që vakti i drekës të vijojë me supë dhe sallatë dhe është mirë të mbajmë gjithmonë me vete fruta të thata, si bajame, arra, stika etj.
Më së fundi në darkë rekomandohet salmon i cili ka përmbajtje të lartë të omega – 3s, për të cilin studimet e shumta kanë zbuluar se ndihmon në largimin e stresit. Dhe sigurisht mund të konsumoni edhe një gotë verë për të cilën studimet kanë vërtetuar se nxit qarkullimin e gjakut në tru. …dhe dita juaj është më e lehtë se më parë….