Çfarë tregon “Filmi më i mirë” Oskar rreth suksesit dhe shitjes së biletave në kinema

26/02/2019 1:18 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Viggo Mortensen, Mahershala Ali dhe pjesa tjetër e kastës së aktorëve të "Green Book" gjatë marrjes së çmimit Oscar, “Filmi më i mirë”

“Green Book”, me regjisor Peter Farrelly, u shpall “Filmi më i mirë” në Ceremoninë e 91-të të çmimeve “Oskar” të Akademisë së Arteve të Filmit dhe Shkencës.

Filmi tregon historinë e pianistit afro-amerikan me famë botërore Don Shirley i cili kërkon mbrojtje dhe një shofer për në turin tetëjavor të koncerteve përmes Mid West dhe Deep South në vitin 1962. Ai rekruton Tony Vallelonga, italo-amerikan.

Pavarësisht diferencave, dy burrat krijojnë shumë shpejt një marrëdhënie të jashtëzakonshme ndërkohë që përballen me racizmin dhe rrezikun në një kohë segregacioni.“Green Book” u vlerësua në tri kategori të rëndësishme, Filmi më i mirë, Skenografia më e mirë origjinale dhe Aktori më i mirë joprotagonist.

“Green Book”, i cili nisi të shfaqej në kinematë amerikane më 21 nëntor, ka fituar deri më tani 144 milionë dollarë nga shitja e biletave, duke pasur një sukses të madh në terma tregtarë, veçanërisht nëse marrim në konsideratë buxhetin modest të prodhimit prej 23 milionë dollarësh. Por “Green Book” është ende shumë larg shifrave të jashtëzakonshme që fitojnë zakonisht filmat e suksesshëm “tradicionalë” të këtyre ditëve.

Siç ilustrohet edhe në grafik, pjesa më e madhe e fituesve të “Best Picture” (Filmit më të mirë) të dhjetë viteve të fundit nuk kanë fituar kaq shumë para nga shitja e biletave në kinema, aq sa “Green Book” gjë që tregon se suksesi tregtar dhe vlerësimi i kritikës shpesh nuk shkojnë krahë për krah. Filmi i fundit i suksesshëm që fitoi çmimin “Filmi më i Mirë” ishte pjesa e tretë dhe e fundit e trilogjisë së Peter Jackson “The Lord of the Rings” (“Zoti i Unazave”), i cili fitoi 1,1 miliardë dollarë nga shitja e biletave në kinema dhe u shpall “Filmi më i mirë” në vitin 2004.

 

*Felix Richter
Burimi: World Economic Forum, në bashkëpunim me Statista https://www.statista.com/chart/8298/best-picture-winners-box-office/

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of