UEFA Champions League 2017-2018 do të jetë sezoni i 63-të i kompeticionit më elitar për klube në Europë dhe i 26-i nga koha kur ndryshoi emrin nga Kupa e Kampioneve në Champions League dhe gjithashtu mori formatin aktual.
Finalja e madhe do të zhvillohet në NSC Olimpiyskiy Stadium në Kiev, më 26 maj 2018.
Shqipëria do të përfaqësohet në këtë kompeticion me kampionen e sapo shpallur të vendit, Kukësin, që fitoi titullin për herë të parë në histori. Pas disa pjesëmarrjeve radhazi në Europa League, në sezonin 2017-2018 Kukësi do të debutojë në Champions League duke filluar nga raundi i dytë kualifikues. Shorti për këtë raund do të hidhet në datë 19 qershor 2017, në Nyon të Zvicrës.
Më poshtë, lista e skuadrave kampione të 54 federatave të Europës për sezonin që sapo u mbyll, 2016-2017
Shqipëri: Kukësi
Andorra: Santa Coloma
Angli: Chelsea
Armeni: Alashkert
Austri: Salzburg
Azerbajxhan: Qarabag
Belgjikë: Anderlecht
Bjellorusi: BATE Borisov
Bosnje: Zrinjski Mostar
Bullgari: Ludogorets Razgrad
Danimarkë: Kopenhagen
Estoni: Infonet Talin
Ishujt Faroe: Vikingur
Finlandë: Mariehamn
Francë: Monako
Gjeorgji: Samtredia
Gjermani: Bajern Mynih
Gjibraltar: Europa FC
Greqi: Olimpiakos
Holandë: Feyenoord
Hungari: Budapest Honved
Irlandë: Dundalk
Irlandë e Veriut: Linfield
Islandë: Hafnarfjardar
Izrael: Hapoel Be’er Sheva
Itali: Juventus
Kazakistan: Astana
Kosovë: Trepça 89
Kroaci: Rijeka
Letoni: Spartaks Jurmala
Lituani: Zalgiris Vilnius
Luksemburg: Dudelange
Maqedoni: Vardar Shkup
Maltë: Hibernians
Moldavi: Sheriff Tiraspol
Mali i Zi: Buducnost Podgorica
Norvegji: Rozenborg
Poloni: Legia Varshavë
Portugali: Benfika
Qipro: APOEL Nikosia
Republika Çeke: Slavia Pragë
Rumani: Viitorul Constanta
Rusi: Spartak Moskë
San Marino: La Fiorita
Skoci: Celtic
Serbi: Partizan Beograd
Sllovaki: Zilina
Slloveni: Maribor
Spanjë: Real Madrid
Suedi: Malmoe
Turqi: Besiktas
Uells: The New Saints
Ukrainë: Shakhtar Donetsk
Zvicër: Bazel