Champions League, Juventus klubi që ka fituar më shumë që nga 2012-a

26/10/2018 4:14 PM 0 komente

Në gjashtë sezonet e fundit, asnjë klub nuk ka përfituar më shumë të ardhura sa Juventus në Champions League, edhe pse nuk e ka ngritur asnjëherë trofeun. UEFA zyrtarizoi dje të ardhurat për sezonin 2017/18, të skuadrave pjesëmarrëse në Champions League.

Pavarësisht ngritjes së trofeut katër herë në pesë sezonet e fundit, nuk janë Los Blancos që kanë përfituar më shumë nga UEFA në shpërblime në këto vite. Në krye, në fakt, është Juventus. Që nga sezoni 2012/13, që kur është rikthyer në Champions, shoqëria bardhezi ka përfituar 464,2 milionë euro, mesatarisht 77 milionë euro në sezon.

Jo domosdoshmërisht skuadra që fiton trofeun e Champions League është ajo që arkëton më tepër. Mbi të gjitha sepse Real Madridit i është dashur të ndajë gjithnjë fitimet nga market pool me të paktën dy skuadra të tjera spanjolle, kurse Juventus, shpesh vetëm me një klub italian. Megjithatë madrilenët kanë siguruar 406,7 milionë euro (mesatarisht 67,8 milionë në sezon) me një rritje të theksuar në ciklin e fundit – në tre sezonet e fundit, mesatarisht 82,7 milionë euro.

Një diskutimi i ngjashëm me Juventus mund të bëhet edhe për Paris Saint-Germain, klubi i tretë në këtë klasifikim. Pavarësisht se nuk ka arritur asnjëherë në fazën gjysmëfinale, shpesh ka qenë klubi i vetëm francez pjesëmarrës në Champions League, duke i dhënë mundësinë të fitojë më shumë të ardhura edhe se Bayern Munchen, fituesi i këtij  kompeticioni në vitin 2013 dhe Barcelona, fituese për herë të fundit në vitin 2015.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of