Champions League / Juventus, të ardhura 460 mln që nga 2012/13

04/05/2018 4:48 PM 0 komente

Me eliminimin e skuadrave italiane nga Champions League është momenti të shohim shpërblimet për pjesëmarrjen në kompeticionin më të madh europian.

E nisim analizën me Juventus, që për herë të parë kur është rikthyer në Champions League në sezonin 2012/13 nuk është skuadra italiane me të ardhurat më të larta.

Bardhezinjtë, për shkak të eliminimit (për të cilin nuk munguan polemikat për shkak të arbitrit anglez Oliver) përballë Real Madrid, u ndalën në çerekfinale, pasi u mundën nga i njëjti klub në finalen e sezonit të kaluar të Champions League.

Eliminimi i hershëm është motivi për të cilin të ardhurat e bardhezinjve duhet të jenë në rënie krahasuar me 110,4 milionë, rekord absolut i shënuar sezonin e kaluar.

Sipas vlerësimeve, klubi i Juventus vetëm nga UEFA duhet të marrë rreth 77,8 milionë euro. Kësaj i shtohen edhe 14 milionë të ardhura nga shitja e biletave, që i rrisin të ardhurat nga Champions League 2017/18 në kuotën 91.8 milionë euro për Juventus.

Të ardhurat / mln euro
Market Pool (1) 27,5
Market Pool (2) 19,6
Bonuse nga pjesëmarrja 12,7
Bonuse nga performanca 5,5
Bonus faza 1/8 6,0
Bonus faza çerekfinale 6,5
Shitja e biletave 14,0
Totali 91,8

 

Kundërshtari Faza Data Spektatorë Të ardhura
Real Madrid Cerekfinale 03-04-18 40.849 3.944.701 euro
Tottenham Faza e 1/8 13-02-18 41.232 2.984.961 euro
Barcelona Faza e grupeve 22-11-17 40.876 3.251.391 euro
Sporting CP Faza e grupeve 18-10-17 36.288 2.028.825 euro
Olympiacos Faza e grupeve 29-09-17 33.461 1.747.650 euro
 Totali 13.957.528 euro

Nga sezoni 2012/13, Juventus ka fituar 462 milionë euro, mesatarisht 77 milionë për çdo sezon në të cilin bardhezinjtë kanë marrë pjesë në Champions League.

Në 6 sezonet e fundit, bardhezinjtë kanë arkëtuar shifra më të larta krahasuar me klubet e tjera të mëdha në Europë.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz