Me eliminimin e skuadrave italiane nga Champions League është momenti të shohim shpërblimet për pjesëmarrjen në kompeticionin më të madh europian.
E nisim analizën me Juventus, që për herë të parë kur është rikthyer në Champions League në sezonin 2012/13 nuk është skuadra italiane me të ardhurat më të larta.
Bardhezinjtë, për shkak të eliminimit (për të cilin nuk munguan polemikat për shkak të arbitrit anglez Oliver) përballë Real Madrid, u ndalën në çerekfinale, pasi u mundën nga i njëjti klub në finalen e sezonit të kaluar të Champions League.
Eliminimi i hershëm është motivi për të cilin të ardhurat e bardhezinjve duhet të jenë në rënie krahasuar me 110,4 milionë, rekord absolut i shënuar sezonin e kaluar.
Sipas vlerësimeve, klubi i Juventus vetëm nga UEFA duhet të marrë rreth 77,8 milionë euro. Kësaj i shtohen edhe 14 milionë të ardhura nga shitja e biletave, që i rrisin të ardhurat nga Champions League 2017/18 në kuotën 91.8 milionë euro për Juventus.
Të ardhurat / mln euro | |
Market Pool (1) | 27,5 |
Market Pool (2) | 19,6 |
Bonuse nga pjesëmarrja | 12,7 |
Bonuse nga performanca | 5,5 |
Bonus faza 1/8 | 6,0 |
Bonus faza çerekfinale | 6,5 |
Shitja e biletave | 14,0 |
Totali | 91,8 |
Kundërshtari | Faza | Data | Spektatorë | Të ardhura |
Real Madrid | Cerekfinale | 03-04-18 | 40.849 | 3.944.701 euro |
Tottenham | Faza e 1/8 | 13-02-18 | 41.232 | 2.984.961 euro |
Barcelona | Faza e grupeve | 22-11-17 | 40.876 | 3.251.391 euro |
Sporting CP | Faza e grupeve | 18-10-17 | 36.288 | 2.028.825 euro |
Olympiacos | Faza e grupeve | 29-09-17 | 33.461 | 1.747.650 euro |
Totali | 13.957.528 euro |
Nga sezoni 2012/13, Juventus ka fituar 462 milionë euro, mesatarisht 77 milionë për çdo sezon në të cilin bardhezinjtë kanë marrë pjesë në Champions League.
Në 6 sezonet e fundit, bardhezinjtë kanë arkëtuar shifra më të larta krahasuar me klubet e tjera të mëdha në Europë.