Barcelona do të fitojë Champions League 2016-2017. Ky është parashikimi i UEFA-s që ka analizuar statistikat e skuadrave të kualifikuara në fazën e 1/8-ave të kompeticionit më të rëndësishëm europian duke kurorëzuar blaugranat. Për organizmin që drejton futbollin europian, dhe që vitin e kaluar parashikoi triumfin e Realit të Madridit, më 3 qershor, në Kardif, klube si Reali, Bajerni, Manchester City apo Juventus, nuk kanë asnjë shpresë të ngrenë këtë trofe.
Parashikimi mbështetet mbi disa kritere: rezultatet e arritura deri më tani, klasifikimi në fazën e grupeve gjatë viteve të fundit, titujt e fituar dhe golat e pësuar gjatë këtij sezoni. Një tablo e përgjithshme që tregon në mënyrë të detajuar ecurinë dhe mundësitë për të fituar të një klubi.
Në 10 raste nga 11 edicionet e fundit, për shembull, Champions League është fituar nga një skuadër që kish dalë e para edhe në grupin e saj. Kjo e dhënë, sipas staticienëve, do të eliminonte këtë sezon ekipe si: Paris SG, Benfica, Manchester City, Bayern, Real Madrid, Porto, Sevilja dhe Leverkusen. Deri më tani, asnjë klub që ka fituar trofeun nuk ka pësuar më shumë se tetë gola në fazën e grupeve.
Statistikat, ndër të tjera, dënojnë edhe Leicesterin e Claudio Ranierit. Në historinë e Champions, asnjë klub, që për herë të parë kishte kaluar fazën e grupeve, nuk e kish fituar trofeun. Nëse logjika e përdorur nga UEFA, do të rezultonte e saktë deri në fund, djemtë e Zidane nuk do të mund të realizonin ëndrrën e tyre, fitimin e Champions League dy sezone radhazi, diçka që nuk është arritur nga asnjë klub deri më sot.