Vlera e skuadrave që do të zbresin në fushë, për fazën e një të tetave të Champions League që do të nisë nesër, është më shumë se 11 miliardë euro.
Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, duke u mbështetur te të dhënat e Transfermarkt, vlera e 16 skuadrave të kualifikuara në fazën me eliminim direkt është 11,371 miliardë euro. Duke nisur nga 1,17 miliardë euro, vlera e skuadrës së Barcelonës deri tek 246 milionë euro, Schalke 04, skuadra me vlerën më të ulët mes atyre që do të përballen për një vend në fazën çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.
Skuadra me vlerën më të lartë në botë, mbetet Barcelona (1,17 miliardë euro), duke lënë pas kampionët e Anglisë, Manchester City (1,13 miliardë euro) dhe kampionët në fuqi të Europës, Realin e Madridit (973 milionë euro).
Renditja vijon me Liverpool dhe Paris Saint-Germain, pavarësisht se këto dy klube kanë lojtarët me vlerën më të lartë, Kylian Mbappé e Neymar (respektivisht 200 e 180 milionë).
Sfida më pak e balancuar në fazën e 1/8-ve është ajo mes Manchester City dhe Schalke 04, ku anglezët vlejnë 883 milionë më shumë se gjermanët.
Duke i marrë sëbashku, përballja mes Juventus dhe Atletico Madrid ka vlerën më të lartë (1,7 miliardë euro) ndjekur nga Manchester United – Paris SG (1,674 miliardë) dhe Liverpool – Bayern München (1,672 miliardë).
Skuadra | Vlera e skuadrës |
Barcelona | 1.170,0 |
Manchester City | 1.130,0 |
Real Madrid | 973,8 |
Liverpool | 926,5 |
PSG | 915,9 |
Atletico Madrid | 908,5 |
Tottenham | 801,5 |
Juventus | 797,8 |
Manchester United | 759,0 |
Bayern München | 745,7 |
Borussia Dortmund | 556,8 |
Roma | 398,4 |
Lione | 389,4 |
Ajax | 369,2 |
Porto | 290,0 |
Schalke 04 | 246,7 |