Një destinacion turistik, që disa kohë më parë, pak e njihnin… Deri sa erdhi Instagram
Qyteti piktoresk i Chefchaouen ndodhet në rajonin malor të Marokut verior. Për shumë shekuj, qyteti konsiderohej i shenjtë, madje të huajve u ishte e ndaluar hyrja. Vetëm kohët e fundit – në vitet ’50 – gjërat kanë ndryshuar – kjo është arsyeja pse tashmë Chefchaouen i është shfaqur botës dhe është bërë një destinacion turistik, të cilin, deri më tani, pak e njihnin. Deri sa erdhi Instagram.
Chefchaouen, ndryshe cilësohet edhe Qyteti Blu, pasi të gjithë ndërtesat, dyert, dritaret, shatërvanët dhe rrugët janë lyer në nuanca të ngjyrës blu. Medina, qyteti i vjetër, është një labirint me rrugica të gjata e ngushta, në ngjyrë blu. A mund të mos bëhej ky detaj objekt i fotografive të tyre për Instagrammer?
Arsyeja se pse gjithçka është blu, është fetare dhe jo estetike. Chefchaouen e banuar nga fise berbere, u krijua nga spanjollët që erdhën nga Andaluzia në shekullin XV – kjo është arsyeja se pse pjesa e vjetër e qytetit ka një aspekt të ngjashëm me fshatrat andaluzianë. Pjesa më e madhe e banorëve të saj flasin spanjisht.
Qendra e qytetit është sheshi Outa-el-Hammam ku ndodhet një ndërtesë e mrekullueshme dhe një xhami me një kullë tetëkëndore. Në brendësi të kasbah ndodhen kopshte të bukura.
Për vite me radhë, Chefchauoen e cila është shpallur Pasuri Botërore e Njerëzimit nga UNESCO ka mbetur jashtë destinacioneve kryesore turistike të Marokut.
Çdo vit, miliona turistë rezervojnë pushimet e tyre në qytetet historike perandorake të Marrakeshit, në Fes, Meknes, Rabat apo vizitojnë Essaouira, që laget nga ujërat e Oqeanit Atlantik.
Sot, Chefchauoen është shndërruar një destinacion që nuk duhet ta lini kurrsesi pa vizituar.