CIES / 100 futbollistët më të kushtueshëm, Harry Kane në krye të klasifikimit

04/06/2018 10:20 AM 0 komente

Harry Kane është renditur në krye të klasifikimit të futbollistëve më të shtrenjtë në botë, nga pikëpamje e vlerës së transferimit, sipas algoritmit të Observatorit të Futbollit CIES. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, sulmuesi anglez i cili luan me Tottenham, vlen 201,2 milionë euro. Ai lë pas dy lojtarë të Paris St-Germain: Neymar (197,5 milionë euro) dhe Kylian Mbappé (186,5 milionë euro).

Në dhjetë vendet e para janë futbollistë që vijnë nga 6 vende: Angli (Kane dhe Alli), Belgjikë (De Bruyne dhe Lukaku), Argjentinë (Messi dhe Dybala), Francë (Mbappé dhe Griezmann), Brazil (Neymar) dhe Egjipt (Salah).

Franca është vendi me më shumë futbollistë në këtë klasifikim (16 lojtarë). Cristiano Ronaldo (24°, 103,4°) është lojtari më i vjetër, ndërsa Gianluigi Donnarumma (73°, 67,5°) është futbollisti më i ri.

 

Burimi: CIES

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of