CIES / 100 Futbollistët më të shtrenjtë në Europë, Neymar në vend të parë

08/01/2018 2:41 PM 0 komente

Si në çdo fillim viti, CIES Football Observatory ka llogaritur vlerën e transferimit të futbollistëve në pesë kampionatet kryesore europiane, duke bërë klasifikimin e 100 futbollistëve me kuotimin më të lartë.

Vlerësimi merr parasysh pesë kritere kyç të përdorur nga operatorët e tregut, si mosha, pozicioni ku luan, kohëzgjatja e kontratës, performanca, statusi ndërkombëtar etj.

Në vend të parë të renditjes së 100 lojtarëve më të shtrenjtë është Neymar (213 milionë euro) ndjekur nga Lionel Messi (202) dhe Harry Kane (195).

Siç shihet, nga dhjetë pozicionet e para të renditjes, gjysma janë futbollistë që luajnë në Premier League angleze: Harry Kane (2), Dele Alli (6), Kevin de Bruyne (7), Romelu Lukaku (8) e Paul Pogba (10).

Vetëm këta të pestë kanë një vlerë të përgjithshme prej 846,1 milionë eurosh. Vlera më e lartë, duke marrë në analizë portierët dhe mbrojtësit, regjistrohet për dy lojtarë të Barcelonës, Marc-André ter Stegen (96 milionë) dhe Samuel Umtiti (101 milionë).

Paulo Dybala (175 milionë) është lojtari më i kushtueshëm në Serinë A, ndërsa Robert Lewandowski (107) mban shifrën më të lartë ndër lojtarët e Bundesliga-s.



Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz