CIES Football Observatory, enti financiar i FIFA-s i specializuar në vlerësimin shkencor të vlerës së transferimeve të lojtarëve profesionistë, ka hartuar klasifikimin e futbollistëve me rritjen më të madhe të vlerës së transferimit këtë verë.
Në krye të klasifikimit, siç shihet në tabelë, është Romelu Lukaku (+55 milionë euro), i dyti renditet Kylian Mbappé (+50 milionë euro) dhe i treti, Paulo Dybala (+47 milionë euro).
Vlera e Romelu Lukaku është rritur me 54% në tre muajt e fundit nga 102,7 milionë euro para transferimit të tij tek Manchester United në 158,5 milionë euro, si rezultat i formës së mirë të treguar në këtë fillim sezoni.
Vlera e Kylian Mbappe është rritur nga 95.4 milionë euro para transferimit të tij tek Paris Saint Germain në 145.8 milionë gjatë tre muajve.
Sa i përket Dybala, rritja nga 113.6 milionë në 161 milionë euro, e ngjit atë në vendin e tretë të podiumit.
Përtej inflacionit që është rritur ndjeshëm vitet e fundit, mosha e lojtarit, transferimet në klube të tjera, zgjatja e kontratave dhe forma e mirë e lojtarëve janë arsyet kryesore në rritjen e vlerës së tyre.
Në terma relativë, rritja ka qenë më tepër se 100 për qind për shumë lojtarë të rinj dhe premtues. Mes tyre spikasin Patrick Cutrone (Milan), Adama Diakhaby (Monako) dhe Dennis Geiger (Hoffenheim).