Cigaret: Rritet akciza, ulen zhdoganimet me 34%

27/03/2012 4:05 PM 0 komente

Ndërsa qeveria me një vendim suprizë rriti me 5 lekë për paketë akcizën e cigareve, të dhënat e Doganave tregojnë për një ulje drastike të zhdoganimeve të cigareve gjatë 6 mujorit të parë, me 34%. Qeveria, e cila prej dy muajsh po i premton transparencë biznesit, nëpërmjet diskutimeve për paketën fiskale, merr vendimin suprizë. Pa u diskutuar më parë me komunitetin e biznesit, në mbledhjen e saj të fundit, Këshilli i Ministrave rriti akcizën e cigareve me 5 lekë për litër. Ndërsa arsyet që e kanë shtyrë qeverinë duken bindëse, nuk është aspak e tillë mënyra se si u veprua, pa asnjë lloj transparence. Aq më tepër që shifrat e 6 mujorit flasin krejtësisht në të kundërt të doganave (kjo e fundit në fakt ka disa kohë që nuk po bën publike asnjë të dhënë). Zhdoganimet e cigareve në 6 mujorin e parë të vitit 2004 janë 34% më të ulëta në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grafiku tregon ecurinë e zhdoganimeve për çdo muaj. Ndërsa mund të justifikohen disi zhdoganimet tepër të larta të qershorit të 2003 (tregtarët nxituan të zhdoganonin cigare para se të hynte në fuqi ligji i ri i akcizave në korrik), vihet re se dhe në muajt e tjerë të 2004, zhdoganimet janë më të ulëta. Situata është ende më alarmante nëse bëhet krahasimi me konsumin, që sipas studimeve rezulton disa herë më i madh në krahasim me cigaret që hyjnë legalisht në treg.Rritja spekulative e çmimeve filloiRritjen e akcizës, duhanpirësist shqiptarë kanë filluar ta ndiejnë në çmimin e cigares pa hyrë në fuqi ende ky vendim i qeverisë. Në dyqanet, rrugët dhe vendet ku shiten cigare kanë filluar spekullimet. Zhurma mediatike për rritjen e çmimit të cigareve ka dhënë efektin e vet në çmimin e paketave të cigareve.Ndryshimet në ligjet e akcizaveVendimi i Këshillit të Ministrave Për një ndryshim në ligjin nr.8976,datë 12.12.2002, Për akcizat, të ndryshuar, parashikon rritjen e nivelit të akcizes për cigaret në vendin tonë 5 lekë për paketë, duke i përafruar ato me me nivelin e akcizave të vendeve të tjera të rajonit, duke vlerësuar se kjo do të paraqiste avantazhe të ndjeshme. Ndryshimi në rritjen e akcizës së cigareve jep efekte të mira në rritjen e të ardhurave tatimore, thuhet në njoftimin e qeverisë. Kështu rritja me 5 lekë për paketë e akcizës së cigareve (duke e çuar në 25 lekë për paketë nivelin e akcizës për cigare), do të çonte në rritjen e të ardhurave tatimore me mesatarisht 900 milion lekë në vit. Rritja e nivelit të akcizave përkon edhe me politikat që duhet të ndjekë çdo vend në drejtim të mallrave, importimi dhe shitja e të cilave duhet të mbikqyret nga afër nga shteti.Ky është ndryshimi i dytë në shumën e akcizës në një periudhë një vjeçare. Në korrik të vitit të kaluar hyri në fuqi ligji i ri për akcizat, i cili vendosi kalimin nga akciza në përqindje në atë në vlerë fikse, 20 lekë për paketë. Ky ndryshim bëri që akciza për cigaret e vendit të rritej në 140%, për cigaret e kategorisë së dytë 20% dhe të kategorisë së parë 10%. Akciza është një taksë mbi konsumin dhe rritja e saj transmetohet direkt në rritjen e çmimeve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of