Cilat janë 25 qytetet europiane me trafikun më të rënduar rrugor

13/04/2018 2:56 PM 0 komente

Moska është cilësuar si qyteti me trafikun rrugor më të rënduar në Europë, duke lënë pas Londrën dhe Parisin.

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, shoferët në kryeqytetin rus shpenzojnë rreth 91 orë në vit të bllokuar në trafik, duke qenë se pjesa më e madhe e rusëve parapëlqejnë që të përdorin transportin privat sesa atë publik.

Qyteti i dytë me trafikun më të rënduar rrugor është Londra, ku sipas studimit, londinezët mbeten rreth 73 orë në vit të bllokuar në trafik

Ndërsa kryeqyteti francez i Parisit renditet i treti, dhe ku njerëzit shpenzojnë rreth 65 orë në vit të bllokuar në trafik, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve vendore për të kufizuar në maksimum përdorimin e automjeteve.

Studimi u krye nga Instituti GoCompare, që analizoi dhe përpunoi të dhënat nga burime të ndryshme, duke përmendur këtu INRIX dhe të dhënat zyrtare nga Departamenti i Transportit.

Duke vazhduar më tej me renditjen, vendin e katërt e zë Stambolli i Turqisë, ku njerëzit humbasin rreth 59 orë në vit të bllokuar në trafik.

Pas Stambollit, vjen qyteti rus i Krasnodar, ku njerëzit shpenzojnë rreth 56 orë në vit të bllokuar në trafik.

Renditja vazhdon me qytete të tilla si Zyrihu (54 orë në vit të humbura në trafik);

Shën Petërburgu (53 orë), Sochi (49 orë), Mynihu (49 orë) and Nizhni Novgorod, Rusi (47 orë).

Në Mbretërinë e Bashkuar, qyteti i Mançesterit është ai që ka trafikun më të rënduar rrugor dhe që në këtë listë renditet i 18, dhe ku njerëzit humbin rreth 39 orë në vit të bllokuar në trafik.

Më poshtë lista me 25 prej qyteteve me trafikun më të rënduar:

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of