Në këtë stine ne kemi mundësi të shumta për tu ushqyer me fruta të sezonit dhe që janë shumë të shëndetshme. Disa nga frutat që kanë një rëndësi të veçantë për orgamnizmin janë pikërisht këto:
Boronicat: Tek to gjenden antioksidantët antocianine që janë të domosdoshme sepse ruajnë indin në sy dhe parandalojnë mjegullimin e shikimit, por edhe ruajnë enët e gjakut. Për më tepër boronicat janë të mira kundër rritjes së tumoreve.
Manat: Ato janë pasuri e vërtet për gjakun (janë të pasura me hekur, ushqejnë qelizat e kuqe të gjakut dhe parandalojnë aneminë) dhe dobitë nga kjo frutë qëndrojnë në maje të listës në mes frutave të tjera malore.
Lajthitë:Kanë përqindje të lartë të yndyrave mono-të pangopura të cilat shërbejnë për uljen e kolesterinës. Përveç që parandalojnë kolesterinën e rritur, janë të mira kundër aritmisë sepse përmbajnë acidet omega-3.
Shega: Këshillohet që shurupin e shegës ta pini sapo të ftoheni, sepse ka një mijë herë më shumë vitaminë C se portokajtë dhe limonët dhe përveç vitaminës C është e pasur edhe me vitaminat D dhe E, si dhe kalcium dhe hekur.