Çdo vit, interior dizajnerët, shkojnë nga njëra anë e globit në tjetrën për të kërkuar mbi tendencat më të fundit të ngjyrave të cilat gjejnë zbatim kryesisht në dekorimin e brendshëm të apartamenteve. Një gjë e tillë mund të duket jo shumë e rëndësishme nga një numër i madh njerëzish, por për vetë ata kjo gjë është jetësore.
Jemi pothujase në fund të muajit shtator dhe shumë pak muaj na ndajnë nga viti 2017, prandaj WorldBuild365 jep më poshtë disa prej ngjyrave që do të jenë “trend” në 2017-n.
Parashikimet për ngjyrat “trend” të 2017-s i përkasin një bashkësie ngjyrash. Ngjyra të hapura të përziera me ngjyra më të mbyllura të cilat bien në konstrast ose janë në harmoni me objektet brenda zyrës apo shtëpisë.
Ngjyra trend 1: Qetësi
Përcjellja e ndjesisë së qetësisë është thelbësore në një botë moderne, dhe pse të mos e përcjellim një gjë të tillë edhe nëpërmjet ngjyrave?
Tonalitetet e ngjyrave të detit dhe të tokës do të jenë kryesoret, kjo për të sjellë edhe një prekje të natyrës në ambientet tona të brendshme. Për të pasur natyrën brenda ambienteve tuaja të brendshme ju duhet të bëni përzgjedhje midis tonaliteteve të blusë dhe jeshiles së hapur.
Këtu përfshihet edhe ngjyra gri neutrale, e cila përbëhet nga disa tonalitete të grisë.
Përzierjet e ngjyrave përdoren zakonisht në ambientet e zyrave, sepse zakonisht shkohet drejt atyre ngjyrave të cilat përcjellin një gjendje qetësie, e cila ndikon në rritjen e produktivitetit.
Ngjyra trend 2: Siguri
Nëse përzierjet e ngjyrave kishin të bënin më shumë me përcjelljen e qetësisë, ngjyrat të cilat përcjellin siguri janë ato ngjyra të cilat të tërheqin vëmendjen sapo i shikon. Të tilla janë për shembull: e verdha e zbehtë dhe e fortë, vishnja e mbyllur etj.
Ngjyra trend 3: Rehati
Përcaktimi i ngjyrave të cilat përcjellin ndjesinë e rehatisë është pak i vështirë sepse një gjë e tillë varet edhe nga personat të cilët do të banojnë në ato ambiente. Por ndër ngjyrat të cilat parashikohen se do të përdoren më shumë janë: pasteli bojëqielli dhe pasteli i verdhë.