Holandezët dhe danezët janë më të lumturit e Europës, sipas një raporti të Bashkimit Europian
Gjatë festës së Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë, Bashkimi Europian publikoi një raport mbi lumturinë (dhe pakënaqësinë) në të gjithë BE-në, bazuar në një studim të kryer në të gjithë bllokun në vitin 2013. Raporti mund të mbështesë thënien se “paratë nuk mund ta blejnë lumturinë”, sepse në bazë të asaj që deklaruan europianët, shëndeti i mirë është shumë më i rëndësishëm për të qenë i lumtur.
Anketa u kërkoi të anketuarve të rendisin vlerësimin mbi kënaqësinë e përgjithshme të jetës në një shkallë nga 0 deri në 10 dhe të ofrojnë disa informacione socio-ekonomike në mënyrë që statisticienët të mund të përcaktojnë se çfarë i bën të lumtur europianët dhe çfarë jo. Ata europianë që kanë raportuar “shëndet shumë të mirë” ishin më të lumturit nga të gjithë, duke e vlerësuar lumturinë e tyre në 7.9 nga 10, apo 0.8 pikë më lart se mesatarja e mbarë BE-së. Europianët me të ardhurat më të larta e vlerësuan lumturinë e tyre në 7.5 nga 10, ndërsa ata me një punë me kohë të plotë që kishin dikë “ku të mbështeteshin në rast nevoje” dhe “që jetojnë në një familje me fëmijë të mitur” e vlerësuan lumturinë e tyre në 7.2 apo më lart mesatarisht.
Por është për t’u habitur në qoftë se mendojmë se banorët e vendeve, me diell të Europës Mesdhetare, ishin më të kënaqurit me jetën. Në bazë të anketës, europianët veriorë rezultojnë edhe shumë më të kënaqur. Në mënyrë më specifike, të anketuarit në Danimarkë, Suedi, Finlandë dhe Zvicër thanë se ata ishin në përgjithësi më të lumturit e të anketuarve, duke i dhënë lumturisë së tyre një mesatare prej 8 nga 10. Norvegjezët dhe islandezët i dhanë vetes 7.9 pikë, ndërsa austriakët dhe holandezët që ndiheshin gjithashtu mjaft të lumtur, e vlerësuan kënaqësinë e tyre me 7.8. Më pak të lumturit ishin bullgarët, serbët, grekët, qipriotët, hungarezët dhe portugezët. Bullgarët e vlerësuan lumturinë në 4.8, serbët 4.9 dhe secili nga të katër shtetet e tjera ishin më pak të kënaqur në një mesatare prej 6.2 nga 10. Kënaqësia e ulët e jetës në Bullgari dhe Serbi mund të lidhet me rimëkëmbjen e ngadaltë të rajonit të Ballkanit nga shpërbërja e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990 dhe luftërat pasuese që u bënë atje. Vendet jashtë BE-së të Ballkanit si Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia nuk u anketuan, por në kushte të ngjashme socio-ekonomike si Serbia, kënaqësia e jetës mund të jetë gjithashtu e ngjashme. Serbia dhe Mali i Zi, si dhe Turqia, po negociojnë pranimin në BE.
Më të kënaqurit nga të gjithë europianët rezultuan danezët në moshën 65-74- vjeçare, apo vitet në vijim të moshës së caktuar nga shteti për të dalë në pension, por në përgjithësi sa më i ri të ishte një person, aq më i lumtur ishte.
Europianët e moshës nga 16-24 vjeç e vlerësuan lumturinë e tyre në një mesatare prej 7.6 nga 10, por ky numër ra në mënyrë të qëndrueshme përmes demografisë së vjetër të Eurostat, 75 vjeç ose më i vjetër, me një mesatare lumturie prej 6.8. Meshkujt dhe femrat mesatarisht e vlerësuan në mënyrë të ngjashme lumturinë e përgjithshme, me një rezultat prej 7.1 dhe 7.0, respektivisht. BE-ja ka kërkuar të zgjerojë treguesin e saj të lumturisë në vitet e fundit përtej vetëm Prodhimit të Brendshëm Bruto, për të cilin Komiteti Ekonomik dhe Social Europian tha në një “konferencë të lumturisë” vitin e kaluar se nuk merr parasysh as faktorët mjedisorë apo të pronës dhe as funksionimin e drejtësisë.