Cilët janë reklamuesit më të mëdhenj në vend

18/12/2016 3:49 PM 0 komente

Shoqëritë e telekomunikacioneve mbeten reklamuesit më të mëdhenj në Shqipëri, të ndjekura nga bankat.
Vodafone është kompania me shpenzimet më të madha të publicitetit në vend. Në vitin 2015, buxheti i saj i marketingut ishte 1.14 miliardë lekë (rreth 8.3 milionë euro), me një rritje prej 24% në raport me vitin e mëparshëm. Edhe sipas hapësirës televizive, apo sipërfaqes së reklamuar në web, Vodafone dominon.
Për Telekom Albania, shpenzimet e deklaruara të reklamave ishin rreth 997 milionë lekë (rreth 7.5 mln euro) në 2015-n, me një rritje prej 13% me bazë vjetore, pas tkurrjes prej 27% me bazë vjetore vitin e mëparshëm. Kompania rezulton të ketë rritur buxhetin pas ndryshimit të emrit nga AMC në Telecom Albania, që u shoqërua me një fushatë agresive marketingu.
Albtelecom ka tkurrur ndjeshëm buxhetin në 2015-n, me 36% në 516 milionë lekë, sipas deklarimeve në bilanc.
Në total, operatorët kryesorë të telekomunikacionit kishin një buxhet marketingu prej rreth 20 milionë euro në vitin 2015, pothuajse e pandryshuar në raport me një vit më parë.

monitor 760.indd

Kompanitë celulare mbeten shpenzuesit më të mëdhenj në tregun e publicitetit në vend, me një pjesë të konsiderueshme të tyre, që u shkon televizioneve.
Në vitin 2013, hyri në treg një reklamues i madh, Lotaria Kombëtare, që kishte një buxhet total publiciteti prej 324.5 milionë lekësh. Por, në 2014-n buxheti i saj zbriti me 35% në 210 milionë lekë, teksa kompania vijon të deklarojë humbje të mëdha (në 2014-n humbjet ishin rreth 500 milionë lekë, nga 622 milionë lekë vitin e mëparshëm). Në 2015-n, buxheti i saj i marketingut ishte minimal në vetëm 37 milionë lekë.
Studio Moderna (Top Shop), ndonëse është reklamues kryesor në numër spotesh, ka një buxhet minimal që nuk i kalon 50 milionë lekët në vit.

monitor 760.indd

Bankat kanë deklaruar në bilancet e tyre shpenzime marketingu prej rreth 9.4 milionë eurosh, me një rritje prej rreth 7% në raport me 2014-n (shiko tabelën: Buxhetet e marketingut të bankave). Një pjesë e vogël, rreth 15-20% u shkon televizioneve, sipas aktorëve të tregut, por dhe të dhënave të numrit të spoteve nga Idra Media. Pjesa më e madhe shkon për shpenzime të tjera (outdoor, shërbime të tjera marketingu).
Credins ka kaluar në reklamuesin kryesor nga bankat në vitin 2015, pas dyfishimit të fondeve të përcaktuara për këtë qëllim, teksa më parë buxhetin më të madh e kishte Banka Raiffeisen.

monitor 760.indd

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz