Cili është problemi më i madh me të cilin po përballen bizneset shqiptare?

18/09/2017 9:45 AM 0 komente

Gjatë 20 viteve të fundit, në ndihmën që i kemi dhënë bizneseve shqiptare, shpeshherë jemi ndeshur me sipërmarrës të kompanive të ndryshme, të cilët nuk i kanë “vjelë ashtu siç duhet frytet e punës dhe përpjekjeve të tyre”. Dhe nuk duhet të keqkuptohemi në këtë pikë, sepse një gjë e tillë nuk ka të bëjë aspak me talentin e tyre individual, aftësitë tregtare dhe as me punën e tyre të vështirë.

Ne kemi zbuluar se një prej arsyeve më të rëndësishme, se përse kompanitë shqiptare nuk janë aq të suksesshme sa duhet të ishin ka të bëjë pikërisht më punonjësit e tyre.

Në Shqipëri, ne nuk e kemi kulturë dhe nuk e pranojmë faktin se motivimi i punonjësve është shumë i rëndësishëm dhe është pikërisht ai që do të kontribojë në suksesin e mëtejshëm të biznesit, më shumë sesa aftësitë dhe kualifikimet që ata mund të kenë.

Mungesa e “punonjësve të jashtëzakonshëm”, që janë pikërisht ata që i ndihmojnë sipërmarrësit në krijimin e bizneseve të mëdha, është edhe arsyeja kryesore se përse sipërmarrësit shqiptarë nuk po vjelin frytet që do të meritonin, gjithmonë sipas përpjekjeve dhe aftësive që kanë.

Faktet

Sipas një kërkimi ndërkombëtar të kryer së fundmi, i cili intervistoi më shumë se 500 sipërmarrës biznesi, u zbuluan se pse disa punonjës ishin më të suksesshëm se disa të tjerë.

Dhe për vendin tonë, Shqipërinë, një prej përgjigjeve me më shumë peshë në këtë drejtim mund të jetë shumë befasuese.

“Personlaiteti” është një prej arsyeve më të rëndësishme, ajo që e diferencon një punonjës të “jashtëzakonshëm” nga një punonjës i zakonshëm. Rreth 78 për qind e sipërmarrësve të anketuar ranë dakort me faktin se personaliteti është ai që i diferencon punonjësit nga njëri-tjetri, dhe ka më shumë rëndësi edhe se niveli kulturor (53 %) dhe madje shumë më shumë edhe se aftësitë profesionale që ata mund të kenë(39 %).

Këtu gjejmë rastin t’ju kujtojmë edhe shprehjen e famshme të Albert Einstein:

“Intelekti është i rëndësishëm, por ne nuk duhet t’i kushtojmë atij më shumë rëndësi sesa duhet, sepse personaliteti është ai që është akoma edhe më i rëndësishëm”.

Personaliteti, inteligjenca emocionale dhe intelekti

Personaliteti ka të bëjë me një grup të qendrueshëm preferencash dhe tendencash përmes të cilave ne krijojmë lidhjen tonëme botën që na rrethon, e thënë me fjalë të tjera është mënyra sesi ne sillemi natyrshëm. Të qenit introvert apo ekstrovertë është shembull i një tipari të rëndësishëm të personalitetit.

Nëse jeni në kërkim të gjetjes së shitësit më të mirë, atëherë ju duhet të punësoni një ekstrovert që ka një talent të lindur (dhe sepse ky është pikërisht personaliteti i tij) dhe që ka një impakt të menjëhershëm tek blerësit.

Personaliteti është ndryshme nga intelekti. Ata nuk ecin asnjëherë së bashku në një mënyrë kuptimplotë.

Personaliteti dallon gjithashtu edhe nga inteligjenca emocionale dhe kjo është pikërisht pika në të cilën pjesa me e madhe e sipërmarrësve e keqinterpretojnë.

Cilësitë të cilave, sipërmarrësit në këtë studim i referoheshin kur flisnin për personalitetin, në fakt kishin të bënin me aftësitë e inteligjencës emocionale.

Dhe ndryshe nga personaliteti juaj, me të cilin ju keni lindur, inteligjencën emocionale ju keni mundësi që ta ndryshoni dhe përmirësoni gjatë jetës suaj.

Punonjësit e jashtëzakonshëm nuk kanë vetëm cilësi të një personaliteti të jashtëzakonshëm që përputhen me rolin e tyre, por ata gjithashtu kanë edhe cilësi të një inteligjence emocionale të cilat janë shumë të zakonshme dhe që çdokush, nëse do të dëshironte mund t’i bënte pjesë të “repertorit të tij”.

Për shembull, nëse po kërkoni të gjeni një person që të jetë shumë i aftë për të shitur, mos synoni të merrni vetëm atë që ka një talent të lindur në këtë drejtim, por duhet të tregoheni të vëmendshëm që ai të ketë edhe disa prej cilësive më të zakonshme të inteligjencës emocionale, në mënyrë të atillë që ai të arrijë të identifikojë nevojat reale të klientit dhe më pas t’i bindë ata për të blerë produktet që ju doni të shisni.

Natyrisht, nuk duhet të harroni se personi që ju po kërkoni në fushën e shitjes, përveç të pasurit të cilësive që ju kërkoni në lidhje me personalitetin dhe inteligjencën emocionale, nëse do të kishte gjithashtu edhe nivelin e intelektit të punonjësit “të jashtëzakonshëm” do të kishte mundësinë që të shndërrohej në një ekspert të fushës dhe t’i shpjegonte klientëve me detaje të gjitha informacionet që ata kërkonin apo pyetjet që mund të kishin.

Si të gjeni punonjës “të jashtëzakonshëm”, të cilët do t’ju ndihmojnë të krijoni një kompani të suksesshme

Pra, mesazhi ynë për sipërmarrësit shqiptarë është ky.

Duke krijuar infrastrukturën organizative për të ndërtuar një biznesi të suksesshëm, duke shfrytëzuar talentet, përpjekjet dhe aftësitë tuaja, mundohuni që pjesë e biznesit tuaj të jenë sa më shumë punonjës të “jashtëzakonshëm”

Mund t’ia filloni duke:

  1. Rekrutuar atë që përshtatet më “mirë”

Shpenzoni disa minuta nga koha juaj duke menduar se cilat duhet të jenë cilësitë e personalitetit që një punonjës duhet t’i ketë për të qenë pjesë e stafit tuaj. (dhe është shumë e thjeshtë për ta zbuluar një gjë të tillë, prandaj mos u shqetësoni sepse nuk do t’ju duhet të shpikni rrotën).

Pa dyshim që vitet e eksperiencës, kualifikimet në fushën e biznesit, etj, mund të jenë shumë të rëndësishme, por nuk janë ato të cilat mund ta shndërrojnë një punonjës nga të zakonshëm në të “jashtëzakonshëm”.

Shënim: Ju lutemi mos bini në kurthin e emërimit të dikujt që ju është rekomanduar nga një mik ose nga një i afërm.

Nuk ka për të funksionuar !!! Duhet të lodheni pak nëse dëshironi të gjeni punonjësin e “jashtëzakonshëm”.

  1. Krijojini kushtet e duhura që të shndërrohen në punonjësit e “jashtëzakonshëm”

Shpenzoni edhe disa minuta nga koha juaj duke menduar se cilat janë aftësitë e inteligjencës emocionale për të cilat ata kanë nevojë që të operojnë në mënyrë të “jashtëzakonshme” në rolin në të cilin ju i keni caktuar.

( Sërish edhe në këtë pikë nuk duhet të trembeni, sepse nuk është se do të bëni ndonjë zbulim, pasi të gjitha mund t’i gjeni të gatshme, prandaj ju duhet vetëm të ndiqni shembullin e më të suksesshmëve!)

Pas të gjitha këtyre hapave mos harroni t’i jepni atyre edhe aftësitë dhe njohuritë e inteligjencës emicionale, për t’i pajisur me cilësitë e duhura të rolit të tyre të jashtëzakonshëm.

  1. Monitoroni zhvillimin e tyre professional

Detyra juaj nuk ka mbaruar ende, sepse ju keni edhe një gjë akoma edhe më të rëndësishme për të përfunduar.

Duke rekrutuar punonjësin më të mirë të ardhshëm që mundeni, tani nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm se t’i pajisni ata në mënyrën më të mirë të mundshme me “aramturën” që i nevojitet për të qenë punonjësi i “jashtëzakonshëm”. Një mënyrë për ta bërë një gjë të tillë është që ju t’i vendosni atyre objektiva që ata duhet t’i arrijnë dhe në këtë mënyrë ju do ta vini re performancën e jashtëzakonshme, në momentin kur ata ta arrijnë një gjë të tillë.

Ju duhet të monitorini rregullisht performancën e tyre, bazuar mbi objektivat që i keni vendosur, sepse në këtë mënyrë ju mund t’i jepni ndihmën për të cilën mund të kenë nevojë për t’u shndërruar në punonjësin e “jashtëzakonshëm”. ( Edhe pse në parim mund t’ju duket shumë e komplikuar, nuk është aspak).

Në artikujt e tjerë …

Ndoshta në një artikull tjetër ne mund të tregojmë se si mund të dalloni një punonjës “të jashtëzakonshëm” të cilin mund ta keni aktualisht pjesë të stafit tuaj…apo si mund të ndërmerrni disa hapa praktikë në mënyrë të tillë që të krijoni infrastrukturën tuaj të suksesshme të biznesit?

Indrit Puteci, Albanian Director, Value the Person™ International

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz