Importi i çimentos ka rregjistruar rënie të shpejtë në katër vitet e fundit, duke zbritur në 6-mujorin e parë të këtij viti në vetëm 1.5 miliardë lekë.
Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia është rreth 45%. Gjatë 2009-2013 importi i çimentos, që shërben si lëndë e parë për ndërtimin, ka rënë me mbi 70%
Shkaku kryesor që po çon në thuajse zerimin e importin e çimentos është rritja e shpejtë e prodhimit në vend.
Aktualisht në Shqipëri ushtrojnë aktivitet 4-5 kompani të mëdha të prodhimit të çcimentos, të cilat jo vetëm furnizojnë tregun vendas, por eksportojnë gjithashtu edhe në tregjet e huaja.
Një tjetër shkak për rënien e importeve, është edhe rënia e kërkesës së brendshme për çcimento, si pasojë e krizës së thellë në sektorin e ndërtimit. Në këto kushte, çcimento e importit ka ‘vuajtur’ më shumë krizën sepse operon me çmime më të larta se prodhimi vendas.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.