Citroën C-Aircross, PASARDHËSJA E PICASSO-s

24/07/2017 11:16 AM 0 komente

Versioni monovolum i modelit C3 po tërhiqet. Në vend të tij do të kemi një model crossover, që ngjason më shumë me një SUV kompakt, por me një formulë të re që optimizon hapësirën e brendshme

 

Duket si konvertimi i radhës nga monovolum në SUV, por Citroën-it i pëlqen t’i bëjë gjërat në mënyrën e vet.
Kërkojmë origjinalitet në gjë që bëjmë”, konfirmon Duvernier, i angazhuar për të ripërcaktuar stilin e Double
Chevron, pas ndarjes së detyrave tek PSA

Një angazhim ky, i konfirmuar me C-Aircross Concept, ose thënë ndryshe një B-Suv që, në versionin
fi nal do të zëvendësojë modelin C3 Picasso, duke filluar që nga vjeshta e ardhshme.

 

DUVERNIER_ - 790DRITARE ME “MAKIJAZH”

“Mendoj se një rol të rëndësishëm tek atraksioni i modelit C-Aircross, luan pjesa e përparme, me turirin e madh, bullafiq dhe shumë të shkurtër”, vazhdon projektuesi, i cili identifi kon tek xhami i përparmë, veçanërisht i dalë, “një detaj estetik të pjesës së brendshme, shumë më bujare krahasuar me përmasat e jashtme, përmasa këto, që tek concept janë 415 cm gjatësi, 174 cm gjerësi dhe 163 cm lartësi.

Nëse kolektorët aktiv të ajrit në pjesën e përparme (një detaj i cili do të shtohet në fazën e prodhimit), kanë për qëllim përmirësimin e efikasitetit aerodinamik duke reduktuar kështu konsumet, xhami me ngjyra, i cili i korrespondon dritares së tretë, ka një avantazh të dyfishtë:

“Nga jashtë jep ndjesi fortësie, por ndërkohë, lejon kalimin e dritës, duke iu mundësuar pasagjerëve të ulur mbrapa të shijojnë peizazhin”, shpjegon Duvernier. Xhamat anësorë, Corail Fluo, përbëjnë një nga elementët dallues të modelit C-Aircross, i cili, si një Concept i vërtetë, i lejon vetes edhe disa “ekstravaganca” në kabinë: timon monolidhës, head-up display, ekran me prekje 12 inç dhe sedilje që duket sikur qëndrojnë pezull në ajër.

 

Citroen 3- 790Forma të bollshme, detaje të forta grafike, pjesa e brendshme që pasqyron pikat kryesore të programit Advanced comfort: modeli C-Aircross i ka përshtatur filozofi në C3 segmentit të versioneve SUV

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz