Makina e re utilitaree Citroën është një ndër tre modelet e vegjël të lindur nga bashkëpunimi midis Toyota dhe Grupit PSA. Krahasuar me dinamiken Aygo dhe motrën pak më serioze 108, C1 jep një siguri të plotë me pjesën e saj ballore të firmosur nga Citroën. Përveç stilit, dallimet për sa i përket pajimeve janë minimale. Fundja, 90% e pjesëve janë të përbashkëta. Përfshi këtu, sigurisht, motorët. Veçanërisht versioni me tre cilindra, i cili gjithmonë ka qenë i pranishëm tek të tre modelet: një version 1.000 cc prej 69 kf, i përditësuar me ndërhyrje të vogla në detaje, të cilat më tepër fokusohen në përmirësimin e efiçencës, por pa patur efekte të dallueshme në karakterin e tij. Në thelb, ashtu siç pritet tek automjetet e kësaj kategorie, udhëtohet mirë në regjimet e mesme dhe në ulje-ngritjet e qytetit, ku dalin në pah edhe aftësitë e padiskutueshme të manovrueshmërisë të veturës, falë edhe përmasave të vogla. Faktikisht, krahasuar me serinë e mëparshme, përmasat nuk kanë ndryshuar: disa centimetra më tepër në gjatësi dhe një distancë midis akseve e njëjtë. Dallimi i vërtetë i motorit është kursimi i tij në të gjitha llojet e regjimeve. Kjo përkthehet në një përshkueshmëri mesatare prej 18 km/l , të cilat arrijnë deri në 21 km/l gjatë përdorimit ndërurban. Performancat e tjera nuk dallojnë shumë nga ato të konkurrentëve kryesorë: C1 nuk është një vetëtimë, por as nuk mund të konsiderohet e ngathët. Gjithsesi, është e lehtë për t’u drejtuar. Vlerësohet sistemi i drejtimit, i qëndrueshëm dhe i saktë, puna e kënaqshme e suspensioneve dhe sjellja e sigurt në përgjithësi. Mirëpo frenimi nuk është në lartësinë e duhur.
Anëpozitive
Cilësia. Për zgjedhjen e materialeve dhe pajimeve, është rritur në nivel.
Konsumi. Përshkueshmëri shumë të mira.
Anë negative
Bagazhi. I përmirësuar, por gjithsesi i vogël.
Frenimi. Hapësirat e ndalimit nuk janë të kënaqshme.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.