SHTRIRJE E GJERË
Linja antikonvencionale, rripa të gjerë mbrojtës me disa flluska të çuditshme ajri që rrethojnë karrocerinë,kabinëplotësisht dixhitale dhe hi-tech. Këto janë disa nga elementët që do të gjejmë, prej shtatorit, tek modeli i rii kompanisë franceze
Citroën e provon sërish. Pas provës së guximshme me dizajnin e familjes DS, kompania franceze hap një front tjetër me C4 Cactus. Dhe në këtë rast objektivi nuk është vetëm krijimi i një familje tjetër, por gjithashtu ripërcaktimi i identitetit të markës. Sigurisht nuk është pak.
Në hollësi, C4 Cactus dallohet nga origjinaliteti i zgjidhjeve të shumta të përdorura: nga pesha e ulët, deri tek arredimi spartan i kabinës, që synon të ofrojë vetëm ato çka realisht nevojiten dhe asgjë më shumë. Vetëkoncepti i “asaj që duhet” është aplikuar duke e përpiluar nga e para listën e prioriteteve.
Përmasat nuk janë shumë të ndryshme nga ato të Citroën C4 (hapi është i njëjtë, 2.600 mm, gjatësia është 416 cm, kundrejt 433 cm të C4, gjerësia është 173 cm në vend të 179 cm dhe lartësia është 148 cm në vend të 149 cm). Vendosja e përgjithshme mund të konsiderohet në koherencë me tendencat aktuale, të cilat kanë gjeneruar modelet e shumta crossover të pranishme në treg, por gjithashtu mund të thuhet pa pikë dyshimi se Citroën C4 Cactus ka një personalitet krejt të vetin. Ajo që është e sigurt është se Citroën C4 Cactus do të bëhet menjëherë e famshme.
Mbrojtje me ajër
Çelësi i këtij rezultati qëndron në dy elementë të jashtëm që e dallojnë modelin. Sipas radhës së rëndësisë: panelet e pazakonta prej poliuretani termoplastik me “flluska” ajri (të quajtur Airbump) të pranishëm tek dyert dhe katër cepat e veturës, në ekstremet e goditjepritëseve, gjithashtu pjesa e përparme me forma të fryra dhe me grupet optike kryesore të zhytura në të lartpërmendurit Airbump të përparmë, ndërsa ndriçimi dytësor realizohet nga jo më tepër se dy “të çara” që gjenden më lart.
C4 Cactus është gati të hidhet në shitje në qershor në Francë dhe në shtatorin e ardhshëm edhe në pjesën tjetër të Evropës. E prezantuar në këtë mënyrë, kjo makinë mund të interpretohej si fryti ekskluziv i një imagjinate krijuese, e bazuar në detaje origjinale ose të pazakontë. Por ky pohim do të ishte i pamjaftueshëm, sepse vetura paraqet karakteristika të shumta të veçanta, të cilat dëshmojnë një fushatë kërkimore të thelluar, për të kuptuar cilat janë nevojat e vërteta të ditëve të sotme, të paktën për pjesën më të madhe të tregut.
Dritare me hapje si kompas
Për të përmendur disa nga elementët të cilët janë pjesë përbërëse e kësaj filozofie, mund të sillet ndërmend ndenjësja e pasme me një trup të vetëm në vendin e tre sediljeve të ndara, xhamat e pasmë me hapje në formë kompasi, në vend të hapjes së zakonshme vertikale me rrëshqitje dhe zhdukja e çfarëdo lloj komande apo butoni në kroskot, për t’i dhënë përparësi zgjidhjes touchscreen, të përqendruar në ekranin prej 7″ të pozicionuar në qendrën e kroskotit. Por makina përmban edhe shumë zgjidhje të tjera novatore, që nuk shihen me sy të lirë. Duke filluar nga lehtësimi i peshës së përgjithshme: një peshë totale prej 965 kg për një makinë me gjatësi 416 cm është një rezultat i konsiderueshëm, që e bën këtë makinë plot 200 kg më të lehtë se një C4 tradicionale. Kjo natyrisht shoqërohetme avantazhe në drejtimin e konsumit dhe emetimeve të CO2. Brenda në kabinë, një risi absolute përbën vendosja e airbag-ut të pasagjerit mbi xhamin e përparmë, në tavan, duke mundësuar një liri mëtë madhe projektimi për dizenjuesit. Prej këtej lind një kroskot që lejon hapësirë për përdoruesit e makinës, duke vënë dispozicionin e tyre hapësira të shumta për vendosjen e sendeve të ndryshme.
Dhjetë tonalitete karrocerie
Nga ana tjetër, valenca e dyfishtë funksionalitet/dizajn e këtyre risive teknike është e pranishme edhe tek teknologjia Airbump. Është e qartë që përshtypja e parë mbi veturën është e ndikuar nga prania e tyre (gjithashtu zgjedhja e ngjyrave nga kompaniae vërteton edhe më tepër këtë karakteristikë: katër ngjyra në dispozicion, të gjitha në kontrast me dhjetë tonalitetet e propozuara për karrocerinë), por nuk duhen harruar edhe avantazhet që kjo zgjidhje sjell e re teknike sjell për makinën. Shumica e dëmtimeve të zakonshme që i ndodhin makinave në përdorimin e përditshëm në trafik, me këto Airbump eliminohen, për rrjedhojë eliminohen edhe kostot që vijnë si pasojë e tyre.
Nga ana tjetër të gjithë elementët e makinës, nga ndenjëset deri tek motori, janë disi më të lehtë. Përdorimi i çeliqeve speciale dhe aluminit (kofano dhe parafangot), së bashku me një projektim të dedikuar, mundëson një konsum më të ulët. Për motorin më kursimtar ndër dy variantet me benzinë, janë matur emetime CO2 lehtësisht nën 100 g/km. Ndërkohë, një prej dy varianteve diesel deklaron vetëm 89 g/km!
Përveç prezantimit të njëmodelitë ri, me C4 Cactus është prezantuar edhe një mënyrë e re për të ofruar makinën në treg: jo më blerje e drejtpërdrejtë dhe e thjeshtë, as qira afatgjata apo leasing, siç njihet ndryshe. Makina do të ofrohet me një formulë origjinale “gjithçka e përfshirë” (pronësi, mirëmbajtje dhe sigurim i mjetit) në funksion të kohës (më një pagesë mujore të përcaktuar), ose në funksion të përdorimit (pra sipas kilometrave të përshkuar). Detaje për sa i përket kësaj çështje nuk ka akoma për momentin, edhe sepse kjo ide mund të vihet në zbatim vetëm në ato shtete ku legjislacioni në fuqi e lejon diçka të tillë, por është e rëndësishme që Citroën dëshiron të futet në këtë drejtim. Mund të imagjinojmë se Citroën synon të ndryshojë tërësisht profilin e kompanisë duke filluar me C4 Cactus, duke prezantuar elementë që janë thuajse të barasvlershëm me ato të një kompanie makinash me qira. Të presim dhe të shohim.
Shërbime të reja për klientin
Një tjetër përqasje për sa i përket klientëve dëshmohet edhe nga elementë të tjerë që do të prezantohen me C4 Cactus,si për shembull shërbimet Citroën & You dhe Citroën Advisor. E para është një paketë shërbimesh që kompania merr përsipër të ofrojë gjatë kohës së përdorimit të makinës, gjithmonë në kuadër të transparencës; e dyta është një hapësirë ueb tek e cila do të mund të futen vlerësimet e ndryshme mbi eksperiencën në marrëdhëniet me shërbimin Citroën. I çuditshëm është fakti që në prezantimet e ndryshme për sa i përket modelit të ri Cactus, janë renditur dhe përshkruar karakteristikat e shumta të reja të kësaj makine, nga sistemi Airbump deri tek hapësira e shumtë në dispozicion e kështu me radhë, por për motorët nuk është thënë asgjë më shumë se emërtimet e tyre dhe disa vlera konsumi dhe emetimesh. Ndërkohë që e shumtë është vëmendja për aspektet e tjera të makinës, nga sistemi i asistencës së parkimit tek telekamera e pasme, nga sistemi Start&Stop për të kursyer, tek niveli i lartë i ndërlidhjes, që tashmë është bërë një kusht i domosdoshëm për të qenë i pranishëm në treg. Po cilindrata? Fuqia? Valvulat? Injeksioni? Asgjë, sikur të ishin të parëndësishme!
Pra, nuk mbetet gjë tjetër veçse të pritet të verifikohet si sillet në rrugë.Si përfundim, elementi që do të jetë çelësi i gjithçkaje: çmimi, i cili do të duhet të konkretizojë idenë e gjithçkaje të domosdoshme me një kosto sa më të ulët. Ka nga ata që betohen se çmimi do të fillojë nga më pak se 15 mijë euro, por kjo ende nuk është e sigurt.
Diçitura:
Natyrë mbrojtëse
Tek C4 Cactus elementët më të veçantë janë panelet mbrojtëse me teknologjiAirbump (flluska ajri) në pjesën anësore dhe në katër cepat e veturës. Janë realizuar me material termoplastik dhe mbrojnë ndaj gërvishtjeve
Pamje e mrekullueshme
Tavani i gjerë panoramik thekson intensitetin e ndriçimit të kabinës
Një botë dixhitale
Në foton pranë, ekrani i madh touch në qendër të kroskotit,ku janë të përqendruara funksionet më të rëndësishme të makinës, përshirë këtu edhe sistemin multimedial
Gjithmonë të lidhur
Ndërlidhja do të jetë një ndër aspektet dominuese të strategjisë tregtare të C4 Cactus. Deri në atë pikë sa vetë sistemi mekanik, me motorë diesel dhe benzinë me cilindratë të ulët, si të themi, do të zhvendoset në plan të dytë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.