Shitësit londinez të banesave reduktuan çmimet e kërkesës me ritmet më të shpejta në më shumë se gjashtë vjet këtë muaj, duke intensifikuar shenjat se tregu i pronës në kryeqytetin e Britanisë së Madhe po ngadalsohet.
Vlerat e Londrës ranë 5.9 përqind nga muaji i kaluar në një mesatare prej 552.783 paund (922,300 dollarë), rënia më e madhe që nga dhjetori 2007, referoi Rightmove Plc. Në shkallë kombëtare, çmimet kanë rënë 2.9 për qind, rekord për një muaj gushti.
Ndërsa kërkesa për pronë zakonisht dobësohet gjatë verës, Rightmove tha se rënia këtë vit ishte më e ndjeshme se sa pritej. Rregulla të reja më të ashpra të kredive hipotekore të aplikuara nga guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney, si dhe përshpejtimi i normave të larta të interesit, po ushtrojnë presion në treg pasi rritja në vlera rriti shqetësimet e zhvillimit të një flluske.