Çmimet e biletave për 6 destinacione, Stambolli me “Air Albania” më i shtrenjti

21/04/2019 11:01 PM 0 komente

Nëse po mendoni të bëni një udhëtim dhe jeni në dilemë për destinacionin, pasi ju kufizon buxheti ndoshta do të zhgënjeheni kur të shihni se Stambolli bie i pari nga lista juaj. Shumëkush ka pritur fillimin e fluturimeve të cilësuara si “low cost” të Air Albania për të vizituar këtë qytet por pas një kërkimi në faqet e kompanive ajrore për çmimet që ofrojnë në të njëjtat data por për destinacione të ndryshme, rezulton të linja ajrore shqiptare të ketë çmimin më të kripur.

Ne zgjodhëm të shihnim çmimet në destinacione të tilla si Parisi, Roma, Milano, Bolonja, Budapesti dhe Stambolli, të gjitha me linja direkte dhe në të njëjtat data për të nxjerrë një krahasim mbi çmimet.

Kështu nëse zgjedhja juaj është Parisi për një fluturim vajtje-ardhje në datat 11 dhe 16 maj 2019 me linjën ajrore Transavia çmimi juaj final për biletën është 153 euro.

Nëse zgjidhni që të udhëtoni drejt Budapestit ku fluturimet operohen nga Wizz Air çmimi juaj final i biletës për 11maj-16 maj është 84.98 euro.

Nëse zgjidhni Stambollin me Air Albanian çmimi që do t’ju rezultojë për rezervimin tuaj final në të njëjtat data është 303 euro.

Për Romën, duke operuar nga Alitalia vajtje-ardhje do t’ju kushtojë 155.10 euro kurse për të shkuar në Bolonja në të njëjtat ditë do t’ju duhet të paguani 121,68 euro.

Ashtu sikurse shihet nga të gjithë destinacionet Stambolli rezulton më i shtrenjti ndërohë që Air Albania as që i afrohet konceptit low cost duke u renditur tek më të shtrenjtat.

Air Albania nisi fluturimet në 19 prill në  mbrëmje në orën 20.55 nga Tirana për në Stamboll, në linjën e Turkish Airlines, duke mos shtuar fluturim të ri. http://www.monitor.al/air-albania-fluturon-sot-ne-mbremje-por-zevendeson-turkish-airlines-cmimet-aspak-te-lira/

Ministrja e Industrisë dhe Energjisë, Belinda Balluku pohoi  se deri në fund të prillit do të nisin fluturimet edhe në tre destinacione të Italisë, Romë, Bolonjë dhe Milano. Destinacion tjeter është edhe Londra në një moment të dytë.

 

Me Air Albania do paguani karburantin si zë më vete

Kur prisni një biletë kompanitë ajrore ju detajojnë një nga një zërat që përfshin ajo pra çfarë keni paguar. Kështu tek një biletë e Air Albania me vlerë 224.5euro për të shkuar nga Tirana në Stamboll në datë 30 prill ju keni paguar 155 euro çmimin e biletës, 4 euro tarifë për sigurinë, 12.50 euro si tarifë për shërbimin e pasagjerëve, 10 euro si taksë për kalimin e kufirit, dhe 43 euro si pagesë për karburantin.

Në një biletë të Wizz Air të datës 30 prill me kosto 34.99 euro ju keni paguar vetëm 26.99 euro për biletën dhe 8 euro si tarifë administrimi.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of