Çmimet e naftës shënuan nivele rekord mëngjesin e kësaj të hëne, duke shkuar mbi 50 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane,W TI, avancuan me 0.2 për qind ose me 10 cent dhe u tregtuan m 49.99 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 4 cent dhe u tregtuan me 55.66 dollarë për fuçi, duke mos u larguar shumë nga niveli i lartë prej 55.99 dollarë për fuçi që shënuan të enjten e kaluar, njëkohësisht edhe niveli më i lartë në këto pesë muajt e fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.