Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme, duke shkuar pranë niveleve rekord.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, shënuan një rritje të lartë mëngjesin e sotëm, duke shkuar shumë pranë çmimit 70 dollarë për fuçi, njëkohësisht edhe niveli më i lartë që prej vitit 2014.
Brent u rrit me 30 cent ose me 0.4 për qind duke u tregtuar me 69.96 dollarë për fuçi
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 17 cent ose me 0.3 për qind duke u tregtuar me 64.47 dollarë për fuçi.
Çmimet e naftës së papërpunuar po shkojnë në nivele gjithnjë e më të larta pas një përpjekjeje të OPEC-ut për të mos prodhuar deri në fillim të këtij viti. Megjithatë pritet që shkurtimet të vazhdojnë më gjatë se janari 2018.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.