Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të premteje.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 30 cent dhe u tregtuan me 67.53 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 2.7 për qind.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 34 cent dhe u tregtuan me 58.95 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 35 cent.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.6 për qind dhe u tregtua me 1,303.47 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.