Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 4 për qind mëngjesin e kësaj të hëne.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 4.5 për qind ose me 2.66 dollarë amerikanë për fuçi, duke u tregtuar dhe me 62.12 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 4.9 për qind ose me 2.48 dollarë amerikanë për fuçi dhe u tregtuan me 53.41 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.9 për qind dhe u tregtua me 1,231.91 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se një muaj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.