Çmimet e naftës së papërpunuar kanë shënuar mëngjesin e ditës së sotme nivele të ulëta.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 0.5 për qind duke u tregtuar me 50.37 dollarë për fuçi.
Kontratat humbën më shumë se 2 për qind ditën e enjte.
Edhe treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 0.4 për qind duke u tregtuar me 51.16 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.