Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e sotëm, kjo edhe si pasojë e faktit se kërkesa për naftën e papërpunuar kineze mund të ulet nëse Pekini goditet nga evazioni fiskal në industrinë e naftës.
Çmimet referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 64 cent ose 1.3 për qind, duke u tregtuar me 49.32 dollarë për fuçi.
Edhe çmimet referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, pësuan një rënie me rreth 72 cent ose 1.5 për qind, duke u tregtuar me 47.38 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.