Edhe mëngjesin e ditës së sotme, çmimet e naftës së papërpunuar vazhduan të jenë në nivlee të larta. Një gjë e tillë erdhi kryesisht pasi vendet anëtare të OPEC-ut( Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) ranë dakord që të ngrinin prodhimin si pasojë e mbingopjes së tregut.
Kësaj nisme të vendeve anëtare të OPEC-ut për ngrirje të prodhimit që më në fund u miratua këtë vit (edhe pse përpjekjet për një gjë të tillë kanë nisur që në vitin 2008) iu bashkua edhe Rusia e cila do të fillojë të zvogëlojë prodhimin për hërë të parë në këto 15 vitet e fundit.
Fitimet e treguesve referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 9 për qind duke u tregtuar me 50.00 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rrit me 4 për qind, duke u tregtuar me 52.35 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.