Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 34 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 74.17 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë po me 34 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 65.96 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çimimit të arit avancoi me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,269.99 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se katër javët e fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.